Ja pse dështojnë startup-et - Business Magazine Albania

Ja pse dështojnë startup-et


Kur startup-et marrin të tatëpjetën , vëzhguesit e jashtëm nxitojnë të llogarisin pasojat. A e përdori ndokush produktin? A kishte CEO shumë experiencë? A i shpërdoruan ata paratë?

Tani ne kemi disa përgjigje nga ‘varreza’ e startup-eve Autopsy.io. Autopsy publikon një listë të dështimit të startup-eve të teknologjisë, e cila përfshin mbi 112 shembuj që datojnë që nga 2006. Më e rëndësishmja, Autopsy përfshin artikuj ku vetë sipërmarrësit përpiqen të shpjegojnë, me fjalët e tyre, se ku kanë gabuar dhe pse ata dështuan.

Për të analizuar këtë rritje, kompania semantike software ‘Expert System’ ka kryer një analizë të avancuar të artikujve në kërkim për tema të përbashkëta pse startupet dështojnë. Ata ndanë raportin e tyre me Forbes për të ndihmuar startup-et të mësojnë nga mësimet e atyre që kanë ardhur (dhe kanë shkuar) para.

Ndërkohë që shumë sipërmarrës shqetësohen rreth marketingut, të ardhurave, dhe të punësuarve, asnjë nga ato nuk ishin në top 10 arsyet e identifikuara si arsye kritike për dështim. Metodologjia e tyre: çfarë fjalësh janë përmendur në të njëjtën fjali si “dështon” ose “dështim.” Kjo çoi në një rezultat interesant: “produkt” është përmendur 15 herë në këto fjali, në krahasim me punonjës, marketing, ose të ardhurat në vetëm 2 herë të përmendura. Kjo sugjeron se produkti është shkaku kryesor për shumë probleme për startup-et.

Kur Expert System zgjeroi analizën e tyre tekstuale për të përfshirë të gjitha fjalët e përmendura (jo vetëm ato në fjali me “dështimin”), ajo tregoi se paraja është gjithashtu kritike. Pas të gjithave, shumica e startup-ve dështuan, sepse iu mbaruan paratë ose nuk mundën të provojnë se ata meritonin një raund të ri të financimit. “Paraja”, “Kapitali”, apo “Fondi” u përmendën nga 78% e startup-ve. “Produkti” ishte përmendur nga 66 startup-e, “Idea” 65, dhe “Investitorët” ose “VC” 50.

Për fat të keq, analiza e të dhënave nuk shkon thellësisht mjaftueshëm për të identifikuar shqetësimet specifike themelore në një kategori si “paratë.” A dështuan në mbledhjen e fondeve? E menaxhuan rrjedhën e investimeve keq? Apo nuk gjeneruan shitje të qëndrueshme? Këto do të duhet të analizohen rast pas rasti.

Raporti tregoi se sipërmarrësit kanë tendencë të kenë probleme të veçanta (të përmendur 196 herë në total) që fajësojnë për dështimin e tyre. Më shumë se gjysma e atyre kanë marrë vendime “gabim” (92 herë), ose “të gabuara” (39). Të tjerët thjesht thanë se biznesi i tyre u bë shumë “i vështirë” (59).

Pesë foljet më të përmendura shprehnin veprim për të krijuar produktin si: bëj, ndërtoj, punoj, dëshiroj, filloj. Por fjalë të tilla si “lançimi” (102 herë në total) ose “shes” (80) janë përmendur më shumë se “prodhoj” (27) ose “ekzekutoj” (18). Të nxjerrësh produktin është shumë më e vështirë se sa kjo tingëllon.

Shumë startup-e mund të fokusohen shumë te produkti dhe jo mjaftueshëm për shqyrtimin e nevojave të përdoruesit apo në hapat e nevojshëm për ta nxjerrë atë në treg. Ndërsa produkti është përmendur 454 herë në total, konsumatorët (202) dhe tregu (176) që është shumë më i ulët.

burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0