Ja përse nuk do të heqësh dorë asnjëherë nga Facebook

Ja përse nuk do të heqësh dorë asnjëherë nga Facebook


Një kërkim i bërë që nga koha kur kjo platformë u lançua, 2004, tregon se njerëzit kalojnë mestarisht 50 minuta në ditë në Facebook. Ndoshta më shumë seç harxhojnë për të lexuar apo ushtruar.

Nuk është diçka e mirë, duke marrë parasysh që përdorimi i internetit për t’u socializuar i bën njerëzit të ndihen sikur nuk kanë një jetë interesante. Dhe Facebook në mënyrë specifike tenton të bëjë krahasime sociale, një praktikë shumë e dëmshme për shëndetin mendor.

Me 2.2 miliardë përdorues mujorë, pothuajse një e treta e popullsisë botërore përdor Facebook dhe një numër i madh i tyre e përdorin atë në variantin fantazmë. Ata kurrë nuk postojnë, komentojnë apo pëlqejnë ndonjë gjë, vetëm i ndjekin fshehurazi aktivitetet e të tjerëve. Por, përsëri edhe këta e kanë të vështirë të largohen nga Facebook.

Njerëzit vazhdojnë ta përdorin Facebook-un për shkak të FOMO.

Sipas studiuesve në Universitetin “Trent Nottingham”, njerëzit mund të bëhen të varur nga rrjetet sociale dhe kanë simptoma të tilla si probleme me humorin dhe mbyllje në vetvete. Ajo që i bën njerëzit të mos largohen nga Facebook quhet: frika e humbjes (FOMO). Përkufizuar si “një frikë depërtuese që të tjerët mund të kalojnë përvoja fantastike”, nivele më të larta të FOMO-së janë parë me përdorimin e madh të Facebook.

Njerëzit pëlqejnë diçka që nxit urrejtjen.

Të paktën kështu thuhet në spekulimet e ngritura nga hulumtuesit në Universitetin “Open” në Mbretërinë e Bashkuar. Pas vëzhgimit dhe intervistimit të 100 përdoruesve të Facebook, ata zbuluan se njerëzit vazhdojnë ta përdorin këtë rrjet social dhe të mos i heqin nga llogaria e tyre të tjerët pavarësisht se janë mërzitur ose ofenduar nga rrjeti social. Hulumtuesit besojnë se njerëzit ndjejnë një lloj kënaqësie të çuditshme duke gjykuar të tjerët në Facebook.

Të heqësh dorë nga Facebook-u nuk është e lehtë.

E para, shanset janë, ti ke postuar shumë foto të çmuara në Facebook gjatë viteve dhe të heqësh dorë duket sikur do të humbësh të gjitha kujtimet e tua. E dyta, realiteti është që Facebook të mban të përditësuar me familjarët apo miqtë të cilët nuk i takon shpesh.

Dhe e treta, Facebook ua bën të vështirë të hiqni dorë. Jo vetëm që duhet të gjeni opsionin e çaktivizimit. Më pas duhet të shkruani fjalëkalimin i cili më pas ju risjell disa foto të miqve tuaj më të ngushtë. Kur shihni fytyrën e tyre ngjitur pranë pyetjes ‘çaktivizo llogarinë?’, ti mendohesh nëse është kjo zgjedhja e duhur… Dhe Facebook të paralajmëron se ti dhe 400 miqtë e tu nuk do jeni më në kontakt.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0