Ja mënyra origjinale se si promovon Shqipërinë, “The Sun”! - Business Magazine Albania

Ja mënyra origjinale se si promovon Shqipërinë, “The Sun”!

Media e njohur britanike “The Sun” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Tiranës dhe turizimit në Shqipëri. “The Sun” këshillon qytetarët britanikë që të kenë në radarin e tyre vendin tonë jo vetëm për çmimet e lira, por dhe për vendet e bukura që mund të shijojnë.

“Shqipëria, popullariteti i të cilës vazhdon të rritet po kthehet në një pikë e re turistike, falë çmimeve të lira, peizazheve të mahnitshme dhe historisë magjepsëse”, shkruan Hope Brotherton në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Sun”.

Ndërsa vende si Spanja dhe Greqia kanë qenë ndër destinacionet e preferuara të britanikëve prej vitesh, vendi evropian shpesh është anashkaluar.

Shqipëria krenohet me historinë e saj magjepsëse, peizazhet e mahnitshme natyrore dhe plazhet me ujëra të pastër kristal.

Pavarësisht se një pjesë e madhe e pushuesve britanikë po e zbulojnë tani vendin mesdhetar, popullariteti i Shqipërisë ka qënë në rritje vitet e fundit.

lexo: Hap dyert, “Albanian ICT Awards”, konkursi më i madh i inovacionit në Shqipëri në vitin e tij të 12-të

Sipas të dhënave të Bordit Turistik Shqiptar, vendi priti 8,3 milionë vizitorë në vitin 2023, që ishte një rritje prej 4 milionë krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa shumica e pushuesve dynden në Ksamil, Himarë dhe Sarandë në Rivierën Shqiptare, popullariteti i kryeqytetit të vendit, Tiranës po rritet falë çmimeve të përballueshme.

Sipas një ekipi të ekspertëve të udhëtimit, Tirana ofron birrat më të lira në Evropë, një krikëll kushton 2,06 paund.

Faqja e udhëtimit, “In Love with Albania”, liston disa lloje të ndryshme të birrës kombëtare që pushuesit duhet të provojnë, duke përfshirë Birra Korça, e cila shpesh konsiderohet të jetë birra e parë shqiptare.

Birra të tjera përfshijnë ”Tirana”, ”Stela” dhe ”Peja”.

Ekspertët e udhëtimit kanë zbuluar se pushuesit mund të porosisin një vakt me tre pjata për vetëm 20,63 paund për person.

Ushqimi tradicional

Një nga gatimet kombëtare të vendit është Tava e kosit, një pjatë me mish qengji të pjekur e shërbyer me një salcë kosi të aromatizuar.

Pjata të tjera tradicionale përfshijnë Byrekun, një ushqim i shijshëm i bërë nga shtresa të holla brumi dhe i mbushur me një sërë përbërësish si djathë, spinaq dhe mish me erëza.

Gjithashtu, pushuesit duhet të provojnë ëmbëlsirën e quajtur Trileçe, një puding i pjekur i bërë nga tre lloje të ndryshme qumështesh.

Përveç ushqimeve dhe pijeve të volitshme, kryeqyteti ju ofron një sërë aktivitetesh të tjera.

Muzetë magjepsës

Një nga vendet magjepsëse është Bunk’Art 1, një bunker masiv i Luftës së Ftohtë i kthyer në muze.

Diktatori komunist Enver Hoxha ndërtoi pallatin e madh pesëkatësh të nëndheshëm për të mbrojtur veten dhe zyrtarët e tjerë të lartë në vitet 1970.

Bunkeri u hap si një atraksion turistik në vitin 2014 dhe tani strehon ekspozita të historisë moderne, si dhe pjesë të artit bashkëkohor. Gjithashtu, turistët mund të vizitojnë edhe Bunk’Art 2, i cili u hap kohët e fundit dhe mbulon historinë e Ministrisë Shqiptare.

Një tjetër atraksion i njohur turistik është teleferiku ne Malin e Dajtit, i cili ndodhet vetëm 15 minuta nga qendra e qytetit.

Dajti Ekspres është teleferiku më i gjatë në Ballkan dhe u ofron pushuesve pamje në të gjithë qytetin. Vizitorët do të mund të shijojnë kafenenë rrotulluese, që ndodhet në katin e 7-të të “Hotel Dajti Tower”. Një vend tjetër kryesor është Sheshi Skënderbej, i cili është sheshi kryesor i qytetit. “Akomodimi është gjithashtu i lirë, ku një natë kushton mesatarisht 38 paund për një natë”, sipas hulumtimeve.

Gjuha vendase është shqipja, megjithëse anglishtja flitet në shumicën e hoteleve, restoranteve dhe atraksioneve turistike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0