Ja meditimi sekret që ish-CEO i Twitter përdorte për të përballuar drejtimin e dy kompanive! - Business Magazine Albania

Ja meditimi sekret që ish-CEO i Twitter përdorte për të përballuar drejtimin e dy kompanive!

meditimi

Jack Dorsey dha dorëheqjen si CEO i Twitter të hënën pas pothuajse 16 vitesh në krye të kompanisë. Dorsey do të mbetet CEO i Square, kompania që tani është ri-emëruar Block. 

Shkarkimi i Dorsey vjen pas shqetësimit të investitorëve për dualizimin e pozicionit si CEO duke pretenduar se vëmendja dhe koha e tij ishin të ndara.

Dorsey tha se ai ishte në gjendje të menaxhonte stresin e drejtimit të dy kompanive në të njëjtën kohë duke ndjekur një program strikt të mirëqenies që përfshinte ecjen pesë milje deri në punë, meditimin për dy orë dhe ngrënien e një vakti në ditë. 

Lexoni: Kush është CEO më i ri i Twitter. 35 vjeçari me origjinë indiane synon një platformë të decentralizuar dhe të hapur

“Kur u ktheva tek Twitter dhe mora punën e dytë, e mora shumë seriozisht meditimin”, tha ai gjatë një interviste në podcast-in “The Boardroom: Out of Office”.

Dorsey ka praktikuar në mënyrë specifike meditimin Vipassana, një teknikë e lashtë meditimi budiste që përfshin 10 ditë heshtje. E njohur gjithashtu si “meditimi i mprehtë”, parimi i kësaj praktike është mosgjykimi.

Ndryshe nga praktikat e tjera medituese që përqëndrohen në një mantra ose vizualizim specifik, ju nuk supozohet të kontrolloni me vetëdije mendimet tuaja gjatë Vipassana. Në vend të kësaj, ju pranoni çdo mendim që ju vjen dhe menjëherë ktheheni tek frymëmarrja juaj. 

Dorsey nuk është i vetmi CEO që betohet mbi këtë teknikë si sekret të suksesit të tij profesional. CEO i Salesforce, Marc Benioff, është kaq i bindur mbi përfitimet e kësaj praktike, saqë ai shtoi një dhomë meditimi në çdo kat të zyrave të tij në San Francisko.

/businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0