Ja letra e Richardit për Richardin 25-vjeçar!

Ja letra e Richardit për Richardin 25-vjeçar!


Kjo është letra që Richard Branson i shkruan vetes së tij 25-vjeçare nga e ardhmja. Duket e çuditshme? Por në fakt për të festuar 65 vjetorin e tij, miliarderi dhe sipërmarrësi i suksesshëm britanik prej disa dekadash, lançoi gjatë vitit të kaluar sfidën #ChallengeRichard për publikun. Në të ai zotohet të përmbushte 65 sfida të lançuara nga publiku për të gjatë vitit të ardhshëm.

Një shkrues e sfidon atë të shkruajë një seri letrash për Richardin por nga e ardhmja, kur ai është 10, 25, 50 dhe 65 vjeç. Ja letra e Richard për Richardin 25-vjeçar:

I dashur Richard,

Po të shkruaj 40 vjet nga e ardhmja. Tani je 65 vjeç, dhe ndërsa ke patur një jetë të shëndetshme dhe të lumtur pa pendesa, kam disa këshilla për ty.

Urime për lançimin e Virgin. E di se ende po pqrpiqesh të gjesh “këmbët e tua” dhe të zgjidhësh të mirat dhe të këqijat e biznesit, por qëndro me të. Mund të të garantoj se më e mira nuk ka ardhur ende. Ndërsa nuk dua të prish misterin dhe fantazinë e të panjohurës, mund të të them se do të kesh kaq shumë momente të bukura që do të të shpërblejne dhe njerëzit më të mrekullueshëm në të ardhmen tënde. Dhe, po, shumë prej dëshirave të tua më të zjarrta do të bëhen realitet. Por ka një klauzolë: do të të duhet të punosh fort për t’i bërë gjithë këto gjëra realitet.

Rruga para saj është plot metë ulura dhe të ngritura, huumnera dhe dëgëzime. Do të ketë momente ku do duash të heqësh dorë dhe të hedhësh çdo gjë tutje. Mos e bëj. Duke i kthyer sfidat në mundësi, do të gjeni suksesin që nuk ishit kurrë të aftë se ishit të aftë ta arrinit. Por nuk do të kesh gjithmonë sukses. Në fakt, do të dështosh shumë, shumë herë. Është normale gjithsesi, sepse dështimi është një pjesë e paevitueshme çdo udhëtimi përsonal dhe sipërmarrës. Është e rëndësishme ta kapësh veten, të rishikosh hapat, të shikosh se çfarë shkoi keq dhe të mësosh nga gabimet.

Sipërmarrës: tani mund të jetë një fjalë me të cilën nuk je tërësisht familjare me të. Por do të jetë. Është një fjalë që do të bëhet sinonime me emrin tënd dhe përqasjen tënde ndaj biznesit. Është gjithashtu një fjalë sinonime me riskun. Ti ndërmore një risk kur le shkollën për të themeluar revistën Student, dhe ende më shumë kur kalove nga Student te Regjistrimet Virgin (Virgin Records), dhe të dyja t’u shpërblyen. Vazhdo të marrësh shanse. Në të ardhmen, sa “fatlum” do jesh në biznes do të përcaktohet nga gatishmëria që ke për të marrë risqe të kalkuluara.

Lëri ëndrrat e tua të shërbejnë si guida e rrugës tënde. Mbaji afër njerëzit që do dhe respekton. Mos ki frikë të delegosh përgjegjësi. Mos i lër skeptikët të ndikojnë te ty. Bëji gjërat sipas mënyrës tënde. Marka Virgin do të të çojë në vende të tjera përveç muzikës. Aftësia për të ndërmarrë risqe të llogaritura dhe optimizmi yt i pashërueshëm do të të çojë në maja të reja, edhe në biznes, edhe në jetë. Ashtu siç ka shkruar edhe një nga autorët e tu të preferuar, Dr. Seuss, “Ah, Vendet që do vizitosh!” Kap yjet, do të bëhen të tutë, nëse sulesh t’i rrëmbesh me të dyja duart.

Paç fat

Richard

 

/Marrë nga #ChallengeRichard, Virgin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0