Të motivohesh nga gra shqiptare dhe të punosh me ato

Ja disa gra shembull për individët e sipërmarrjet që duan të rriten


Të gjithë kanë dëshirë që të punojnë në një ambient miqësor e komod. Kur stafi drejtohet nga një person me vizion, puna bëhet më e lehtë për të gjithë. Kur dëgjoni për një histori suskesi, motivoheni.  Të gjitha janë kyçë për një sukses të garantuar. Më poshtë ju sjellim në vëmendje disa nga gratë shqiptare, të cilat kanë një histori motivuese, janë sipërmarrëse motivuese apo janë folëse motivuese.  

Liljana Luani, mësuesja e cila me historinë e saj na bën të ndërgjegjësohemi, të kuptojmë se të dhurosh dije, dashuri e mirësi është bazë për një zhvillim social të suksesshëm. Vullnetarisht, ajo po mëson dhe ushqen me shpresë fëmijët e ngujuar dhe lehtëson dhimbjen e prindërve të tyre. Në edukimin e fëmijëve ka arritur të angazhojë edhe mësuese të tjera, duke lënë një dritare hapur për fëmijët që po rriten brenda katër mureve. Mësuese Liliana u nderua me Çertifikatë Mirënjohjeje në ndarjen e çmimeve të filantropisë nga Partnerët Shqipëri.
Lexo:  Liljana Luani mësuesja vullnetare kundër gjakmarrjes

Mimoza Hajdarmataj, e frymëzuar nga Kombet e Bashkuara për fuqimimin e gruas, ka hapur prej një viti Qendrën ”Gratë në Shërbim Publik”. Kjo qendër, e krijuar nga vetë ajo, ka si qëllim trajnimet nga organizmat ndërkombëtare të fokusuar në çeshtjet gjinore. Ajo  këmbëngul që vetëm shkollimi e dija do të ndryshojnë realitetin e krizës. Sipas saj, sa më shumë gra të shkolluara, të edukuara, me shumë informacion për të drejtat që duhet të zotërojnë, aq më pak do kemi probleme me dhunën, me izolimin dhe me prapambetjen.
Lexo:  Mimoza Hajdarmataj, gruaja që po fuqizon gratë

Folëse motivuese,konsulente biznesi dhe trajnjere e zonja, Elda Gjoka prej më se dhjetë vitesh frymëzon sipërmarrës, punonjës të kompanive, e jeton me fitoret e sukseset e klientëve të saj. Ajo është gjithashtu themeluese e kompanisë se konsulencës në fushën e marketingut. Prej 6 vitesh drejton  “Genuine Effect’’. Pjesë e punës së saj janë edhe një kalendar trajnimesh që shtrihen pothuaj gjatë gjithë vitit, si: shërbimi ndaj klientit, efektiviteti në komunikim, teknikat e shitjes, puna në ekip, trajnimi i trajnereve, etj.

Lexo:  Motivimi i Elda Gjokës. Folësja motivuese bëhet pjesë e librit “Les Brown ndryshoi jetën time”

Në rastet kur punon në një sipërmarrje konsulence, një shembull i mirë vjen nga Edona Bilali. Edona është si një katalizator, një burim frymëzimi, një konsulente e mirë, mentore, për studentë e sipërmarrës. Përmendim studentët e dy fakulteteve të ekonomisë në Tiranë e Durrës, ku Edona prej vitesh jep mësim. E karakerizuar nga energjia dhe socialiteti të gjithë kanë dëshirë të jenë pjesë e stafit të saj sipërmarrës dhe universitar. Aktiviteti i saj përveçse në Shqipëri është i shtrirë edhe në Kosovë.
Lexo:  Edona Bilali, sipërmarrësja energjike me të cilën do të donin të punonin të gjithë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0