Liljana Luani mësuesja vullnetare kundër gjakmarrjes - Business Magazine Albania

Liljana Luani mësuesja vullnetare kundër gjakmarrjes


Sa herë i drejtohet një shtëpie, një rreze dielli hyn në atë shtëpi. Zemra e fëmijës rreh më shumë e mendja e tij hapet.

Për fëmijët e ngujuar, mësuese Liljana nuk është thjeshtë mësuesja e shkollës 9 vjeçare “Pashko Vasa”, në Shkodër.

Për ta, ajo është e gjithë bota përtej mureve dhe shpresa për një të nesërme më të mirë.

Mësuese Liliana u nderua me Certifikatë Mirënjohjeje në ndarjen e çmimeve të filantropisë nga Partnerët Shqipëri. Motivacioni ishte, “Për kontributin e çmuar dhe punën e vyer e të palodhur prej më shumë se pesëmbëdhjetë vitesh në edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të ngujuar nga fenomeni i gjakmarrjes, që me përkushtimin dhe investimin e saj personal, u jep këtyre fëmijëve shpresë për të ardhmen”.

Në një zonë ku rrugëtimi është i vështirë edhë në këmbë, mësuese Liljana nuk mungon.

Vullnetarisht, ajo po mëson, e ushqen me shpresë, fëmijët e ngujuar dhe lehtëson dhimbjen e prindërve të tyre.

Në edukimin e fëmijëve ka arritur të angazhojë edhe mësuese të tjera, duke lënë një dritare hapur për fëmijët që po rriten brenda katër mureve.

Të intervistuar nga Partnerët, të rinjtë e prindërit e tyre shprehen mirënjohës.

Liljana na ka ndihmue. Unë kam 6 fëmijë dhe jemi në hasmeri. Nuk kam dasht t’i çoj në shkollë. Ka ndërhy Liliana. Ajo i mëson, i pajis me çanta, pajisje dhe fëmijët tanë vazhdojnë shkollën përmes kontributit të saj. Kështu, mendoj se fëmijët janë shkolluar gati si shokët e tyre. Nuk u ka munguar gjë”, thotë nëna e disa fëmijëvë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0