Ndërsa vitin e kaluar, në Shqipëri erdhën gjithsej për turizëm shëndetësor 663 të huaj.
Vitet e fundit, vendet e rajonit (Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia) përfshirë Shqipërinë, janë vënë në një garë të ethshme për këtë lloj turizmi.
Sipas studimeve, personat e gatshëm për të udhëtuar për shërbimet dentare apo trajtimet estetike kanë si kriter parësor për vendimin e tyre cilësinë e lartë të shërbimit, koston e ulët dhe pajisje me teknologji të përparuara.
Drejtuesit e klinikave më të mëdha të stomatologjisë në kryeqytet tregojnë se pacientët e tyre kanë mbetur të kënaqur me raportin cilësi-çmim dhe kanë sjellë edhe të afërmit për trajtime. Po të bëjmë një krahasim edhe me vendet e rajonit të Ballkanit, çmimet e shërbimeve në Shqipëri janë dukshëm më të ulëta.
Numri i lartë i italianëve që vijnë në Shqipëri për qëllime dentare ka “alarmuar” dhe konkurrentët italianë, të cilët përmes shoqatës së tyre, i janë drejtuar disa herë shtetit për t’i propozuar një plan mesash. “Ilfattoquotidinato.it”, në një shkrim të para pak kohëve, e quan Shqipërinë “atdheun e turizmit dentar me kosto të ulët”.
Një destinacion tjetër është dhe ai i turizmit estetik dhe ndërhyrjeve plastike. Por, ai mbetet ende i pazhvilluar dhe i pakontrolluar dhe mediat e huaja kanë dhënë shpesh alarmin për rrezikun e tij. Mediat italiane dhe spanjolle e kanë quajtur Shqipërinë si xhungla e ndërhyrjeve estetike, ku pasojat më së shumti shkaktohen nga përdorimi i tepruar i filler (substancë mbushëse për lëkurën), një pjesë e të cilave janë të ndaluara në vendet e Bashkimit Europian, si Italia apo edhe Franca. Mjekët japin alarmin se po shtohen qendra të tilla, pa kontrollin e duhur.
burimi: Monitor
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto