Ja cilat janë profesionet ku femrat paguhen më shumë se meshkujt në Shqipëri - Business Magazine Albania

Ja cilat janë profesionet ku femrat paguhen më shumë se meshkujt në Shqipëri


Hendeku gjinor i pagave u ngushtua edhe më tej gjatë vitit 2016, ku burrat u paguan mesatarisht 6% më shumë se gratë, teksa ky tregues ishte 6.3 %  me 2015. Por në nivelet drejtuese, pagat e femrave janë konsiderueshëm më të larta se ato të meshkujve.

Sipas të dhënave të INSTAT, pagat e femrave në nivelet “Drejtues administrativë dhe komercialë” janë 28% më të larta se të meshkujve. Burrat në këto pozicione drejtimi paguhen me 113,825 lekë në muaj, ndërsa gratë 146,143 lekë në muaj.

Gratë paguhen më shumë edhe në pozicionet “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” e gati 3% më shumë se burrat. Të punësuarit meshkuj në këto pozicione paguhen 84,329 lekë në muaj, ndërsa femrat 86,619 lekë në muaj.

Teksa gratë çmohen më shumë në pozicionet drejtuese nuk ndodh e njëjta gjë për nivelet e specialistëve.

Sipas INSTAT, meshkujt në sektorin e shëndetësisë paguhen 22% më shumë se femrat, gjithashtu në sektorin e mësimdhënies burrat paguhet 14% më shumë se gratë.

Gjithashtu pagat për menaxherët e shitjes favorizojnë burrat, pasi kanë paga më të larta, të paktën 12% më shumë se femrat. Paga me diferencë të lartë nga femrat marrin meshkujt në sektorët e industrisë, në ushtri dhe në shërbimin e mbrojtjes personale, profesione këto që dominohen dhe ushtrohen kryesisht nga meshkujt.

Femrat në pozicione drejtuese kanë pasur ekspansion vitet e fundit.

Gjatë vitit 2015, numri i grave, pronare të bizneseve të reja, u shumëfishua ndjeshëm, në krahasim me dy vitet paraardhëse. Sipas të dhënave të QKB-së, më 2015 gratë ishin 100% pronare të mbi 13,000 bizneseve të reja nga rreth 1,520 që ishte ky numër në vitin 2014.

Shifrat janë optimiste dhe tregojnë se gjithnjë e më shumë, femrat shqiptare po investojnë në rritjen e pavarësisë së tyre ekonomike.

Në sektorin publik, gratë përbëjnë përqindjen më të lartë të punësimit në pozicione të tilla si specialiste ose punonjëse të zakonshme, të cilat paguhen shumë më pak në krahasim me pozicione si ligjvënës, zyrtarë të lartë dhe drejtorë, politikëbërës etj., të cilat mbahen më shpesh nga meshkujt.

burimi: monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0