Ja cilat janë procedurat për të regjistruar një biznes - Business Magazine Albania

Ja cilat janë procedurat për të regjistruar një biznes


Subjektet tregtare, që realizojnë një qarkullim më të vogël se 8 milionë lekë në vit, pavarësisht nga forma ligjore e organizimit, që kanë, konsiderohen si “Tatimpagues të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin” (biznesi i vogël).

Lexoni: “Tatimet këshillojnë”, rubrika më e re për këshillimin e biznesit

Mënyra e regjistrimit, përgjegjësitë tatimore, kategoritë e punësimit, datat e deklarimit, si edhe detyrimet që lindin pas regjistrimit apo kalimi në regjistrin pasiv deri në ç’regjistrimin tatimor, janë informacionet e publikuara në rubrikën e re të Tatimet këshillojnë“.

Regjistrimi në QKB

  • Vendi i regjistrimit është Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB).
  • Personat e regjistruar pajisen me numër identifikimi unik (NIPT), i cili shërben si numër i identifikimit tatimor të tyre, për tatimet kombëtare dhe vendore.
  • Regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit shërben një­kohësisht si regjistrim në Administratën Tatimore, si dhe në skemat e sigurimit shoqëror e shëndetësor të Inspektoratit të Punës dhe organeve doganore.
  • Mbas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tatimpa­guesi është i detyruar informojë dhe rakordojë me Adminis­tratën Tatimore llojet e tatimeve e taksave (përgjegjësitë tati­more) që duhet të deklarojë dhe paguajë

Përgjegjësitë Tatimore të Tatimpaguesve të Biznesit të Vogël

Me përgjegjësi tatimore, kuptohet lloji i tatimit që është i detyruar të paguajë tatimpaguesi.

Përgjegjësi të përhershme tatimore.

  • Tatim Fitimi i Thjeshtuar
  • TVSH (Për qarkullim vjetor mbi 5 milionë lekë si dhe disa profesione të veçantë)
  • Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore

Përgjegjësi tatimore në varësi të kushteve e veprimtarisë ekonomike.

  • Tatimi në Burim (në varësi të një pagese të kryer)
  • Taksë Nacionale (nëse tatimpaguesi është objekt i saj)
  • Renta Minerare (nëse tatimpaguesi është objekt i saj)
  • Tatim i të ardhurave nga punësimi (nëse ka punëmarrës)

Kategoritë e punësimit për efekt të kontributeve të sigurimeve

“I vetëpunësuar” është një tatimpagues i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në organet tatimore si “person fizik.

Statuset e mundshme të personit fizik janë:

  • I vetëpunësuar i vetëm.
  • I vetëpunësuar me punëmarrës.
  • I vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes.
  • I vetëpunësuar pa punëmarrës, me punonjës të papaguar të familjes.

Kalendari Tatimor/datat e deklarimit

  • Deklarata Vjetore e të ardhurave deri datë 10 shkurt i viti pasardhës
  • TVSH deri datë 14 të muajti pasardhës
  • Sigurime shoqërore e shëndetësore, deri datë 20 të muajit paardhës të tremujorit
  • Tatimi në Burim, deri në datë 20 të muajit pasardhës
  • Taksë Nacionale nëse je objekt i saj, deri datë 15 të muajit pasardhës
  • Renta Minerare nëse je objekt i saj deri datë 15 të muajit pasardhës
  • Tatim i të ardhurave nga punësimi deri datë 20 të muajt pasardhës të tremujorit
  • Këste të Tatimit Thjeshtur mbi Fitimin deri datë 20 të muajt pasardhës të tremujorit

Afatet e deklarimit janë të përcaktuara në ligj dhe çdo muaj shfaqen në kalendarin tatimor në faqen online të tatimeve www.tatime.gov.al.

DETYRIMET PAS REGJISTRIMIT

Deklarimi

Në momentin final të regjistrimit si tatimpagues i biznesit të vogël, lind automatikisht detyrimi për deklarimin e deklaratave dhe doku­menteve të tjera tatimore.

Deklarimi bëhet vetëm nëpërmjet rrugës elektronike.

Tatimpaguesi duhet të jetë i kujdesshëm në respektimin e afateve të deklarimit elektronik pasi në rast të kundërt penalizohet.

Mbajtja e dokumentacionit

Kryesisht ligjet tatimore, kërkojnë mbajtjen e dokumetacionit si më poshtë:

Librat e shitjes dhe të blerjes, për tatimpaguesit e TVSH-së, deklarohen on-line në faqen zyrtare të tatimve në linkun “TA­TIMET E MIA”.

Fatura e thjeshtë tatimore, e cila tërhiqet pranë Drejtorisë Ra­jonale Tatimore.

Kuponi tatimor është dokumenti i lëshuar me anë të pajisjeve fiskale.

Libri i shpenzimeve dhe të ardhurave.

Libri i aktiveve të biznesit.

Deklaratat tatimore; deklarohen online në faqen zyrtare të tatimeve në linkun “TATIMET E MIA”.

Përditësimi i të dhënave të regjistrimit

Ndryshimet në QKB:

  • ndryshimi i emrit;
  • ndryshimi i adresës se veprimtarisë;
  • ndryshimi i statusit ligjor;
  • krijimi/mbyllja e adresave dytësore, sektorëve ose njësive të reja;
  • ndryshimi i llojit të veprimtarisë ekonomike; etj
  • ndryshimi i të dhënave vullnetare (tel. adresë, email, etj)

Ndryshimet në Administratën Tatimore:

Pranë Adminsitratëts Tatimore, tatimpaguesit mund të ndryshojnë:

  • përgjegjësitë tatimore (llojin e një detyrimi tatimor);
  • kategorinë e punësimit për efekt të kontibuteve të siguri­meve shoqërore.

Kalimi në regjistrin pasiv

Administrata tatimore kalon tatimpaguesin nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv kur për një periudhë 12 mujore:

  • nuk ushtron më veprimtari tregtare;
  • nuk dorëzon deklaratën tatimore;
  • deklaron pezullim veprimtarie tregtare,

Ç’regjistrimi tatimor

Aplikimi për ç’regjistrim për subjektet tregtare, kryhet pranë QKB-së.

  • Subjektet e regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biz­nesit, ç’regjistrohen pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore të papaguara dhe pasi të kenë paraqitur të gjitha deklaratat tatimore si dhe pasqyrat financiare përmbyllëse.

Lexoni: Si të regjistroni një biznes të vogël? Publikohen procedurat

Kujdes!

Ç’regjistrimi nuk eleminon detyrimin tatimor që ka lindur para datës së ç’regjistrimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0