Ja cila është thënia e Steve Jobs që po interpretohet keq nga të gjithë - Business Magazine Albania

Ja cila është thënia e Steve Jobs që po interpretohet keq nga të gjithë


Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs ka shumë thënie të famshme.

Njëra prej tyre e kundërshton thënien e njohur, “Konsumatori ka gjithmonë të drejtë.”

Lexoni: 5 arsyet pse shprehja “Klienti ka gjithmonë të drejtë” është e gabuar

Më poshtë është thënia e plotë e Jobs për arsyet pse kompanitë nuk duhet të mbështeten në hulumtimin e tregut:

Disa njerëz thonë se u japin klientëve atë që duan, por kjo nuk është qasja ime. Detyra jonë është që të kuptojmë se çfarë do të duan para se të vendosin. Dikur Henry Ford ka thënë, ‘Nëse do t’u kërkoja klientëve të më thoshin atë që ata dëshironin, do të më kishin thënë një kalë më të shpejtë’. Njerëzit nuk e dinë se çfarë duan derisa ju ua tregoni atyre. Kjo është arsyeja pse unë kurrë nuk mbështeten në hulumtimin e tregut. Detyra jonë është të lexojmë gjërat që ende nuk janë në faqe të parë.

Kate Dill, një nga 10 njerëzit më me impakt në botën e teknologjisë së konsumit beson se njerëzit e keq interpretojnë këtë thënie të famshme të Steve Jobs, pasi kjo nënkupton që Jobs dhe ekipi i tij nuk ishin vetë konsumatorët.

Unë jam dakord me mendimin se ne nuk mund të pyesim gjithmonë së çfarë dëshirojnë konsumatorët, pasi ata shpesh herë nuk dinë ta artikulojnë atë që duan, por unë mëshoj fort tek fuqia e të kuptuarit të komunitetit tonë. Besoj tek fuqia e hulumtimit të përdoruesve dhe grumbullimi i njohurive cilësore“.

Dill është përgjegjëse për miliona përdorues të Lyft, kështu që punon ngushtë me inxhinierët, dizajnerët dhe menaxherët e produkteve. Por për të duhet me patjetër të vëzhgohet se si njerëzit përdorin produktet e Lyft, në vend që t’i kërkojnë ato drejtpërdrejt. Duke marrë parasysh reagimet e njerëzve ndaj produkteve të ndryshme, Dill dhe ekipi i saj mund të shohin se cilat janë problemet e njerëzve.

“Tregu ynë po rritet nga minuta në minutë,” tha Dill. “Ka kaq shumë njerëz që përdorin produktin tonë, që unë nuk mundem dhe nuk duhet të supozoj se çfarë duan ata. Ne duhet të mësojmë. Ne duhet të kuptojmë se si është jeta në komunitet për të kuptuar se çfarë ata duan, apo çfarë do të duan në të ardhmen”.

Lexoni: Enzo Ferrari: “Klienti nuk ka gjithmonë të drejtë”

“Çështja është se Steve Jobs dhe ekipi i tij janë përdorues të produktit,” tha Dill. “Unë jo domosdoshmërisht nuk pajtohem me atë që Steve ishte duke thënë, por mendoj se njerëzit ndonjëherë përdorin thënien e tij për të thënë gjëra të tilla,” kjo është arsyeja pse ju nuk duhet të shqetësoheni për hulumtimin e tregut”. Mendoj se kjo është e gabuar, mendoj se ekziston një lloj kërkimi që është shumë i fuqishëm dhe sigurisht që nuk duhet lënë pas”.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0