Ja cila është këshilla e Richard Brandson për 2017 - Business Magazine Albania

Ja cila është këshilla e Richard Brandson për 2017


Një vit i ri është gjithmonë një kohë e mrekullueshme për ide të reja dhe fillime të reja. Por shpesh i gjithë ky mendim pozitiv nuk përkthehet në veprim pozitiv. Ka një mënyrë të thjeshtë për ta ndryshuar atë …

Keni një ide? Shkruajeni atë. Dëgjoni një gjë interesante nga një mik? Shihni ose dëgjoni një artikull, dokumentar, libër apo film interesant? Shkruajeni atë. Zgjoheni në mes të natës duke kujtuar një ëndërr? Shkruajeni. Çdo gjë që iu ndodh shkruajeni.

Që kur isha fëmijë kam bërë lista të të gjitha llojeve, duke përfshirë detyrat afatshkurtra, qëllimet afatgjata dhe rezolutat. Kjo është mënyra se si unë e kuptoj botën, sjell rendin në idetë e mia dhe filloj t’i kthej ato në veprim.

Në 2017, merrni me vete një fletore ose një iPad, ose një stilolaps për të shkruar me dorën tuaj. Megjithatë merrni parasysh të mbani shënime: në qoftë se ju nuk merrni shënime, idetë tuaja do të humbasin.

Unë jam absolutisht i bindur që në qoftë se nuk do i shkruaja të gjitha idetë e mia, do i harroja ato! Kështu që unë gjithmonë nuk harroj t’i shkruaj idetë e mia.

burimi: virgin.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0