Ja çfarë sjell kjo javë për shenjën tuaj të horoskopit

Ja çfarë sjell kjo javë për shenjën tuaj të horoskopit


Dashi

Kjo javë do të jetë e mbushur me punë për të arritur qëllimet që i keni vendosur vetes dhe do të shmangni përpjekjet e të tjerëve për të prishur planet tuaja. Numri i fatit 2.

 

Demi

Do të jeni të shkëlqyer në trajtimin e sipërmarrjeve tuaja, partenriteteve dhe bashkëpunimeve. Gjatë kësaj periudhe ka të ngjarë të merrni një promovim apo të caktoheni në një pozicion të lartë. Marrëdhëniet personale do të rinovohen. Planet do t’ju realizohen ndërsa puna juaj do të vlerësohet. Numri i fatit 7.

Binjakët

Gjatë kësaj kohe ka shumë mundësi të kaloni kohë të vlefshme me miqtë tuaj të ngushtë. Paqja dhe harmonia do të mbizotërojnë, pasi do të zgjidhni mjaft konflikte. Çështjet financiare do të zgjidhen sipas dëshirave tuaja. Do të hyni në projekte të rëndësishme që çojnë në sukses të qëndrueshëm. Kujdes nga shpërqëndrimet dhe humbja e kotë e kohës. Numri i fatit 10.

Gaforrja

Ju jeni plot ide për projekte. Veproni me shpejtësi kur vjen puna në analizën e situatave. Ditë të lumtura ju presin. Është më mirë që të dëgjoni zemrën tuaj dhe të udhëhiqeni nga intuita. Numri i fatit 17.

Luani

Mund të ndiheni të mposhtur nga situata të caktuara në punë ose në shtëpi, pasi nuk jeni në gjendje t’i pranoni ose t’i ndryshoni ato. Në vend që të frustroheni duke i shtyrë situatat dhe njerëzit drejt ndryshimit, lejoni që të ato të ndryshojnë me kohën. Shmangni një person negativ në punë. Numri i fatit 5.

Virgjëresha

Ju jeni të pambrojtur sot dhe mund të hidheni në situata të reja në punë dhe zhvillime në shtëpi. Bilanci i brendshëm sjell ekuilibrin në partneritetet tuaja të biznesit. Do të kaloni kaloni kohë për një kërkim krijues dhe do të merrni rezultate të kënaqshme. Numri me fat 8.

Peshorja

Do të ballafaqoheni me kontradikta brenda vetes kur do të merrni vendime personale dhe profesionale. Jo vetëm që do të ndiheni të dyzuar, por mund të keni një konflikt të fortë brenda vetes. Numri me fat 2.

Akrepi

Ju mund të ndiheni të frustruar; pasi planet e mëdha nuk do të realizohen në mënyrën që prisni. Një vështrim kritik në situatat dhe marrëdhëniet tuaja do ju sjellë qartësi. Gjatë kësaj kohe do të përballeni me situata të ndryshme. Numri me fat 10.

Shigjetari

Gjërat do të ndodhin shpejt dhe ju mund të keni nevojë të merrni vendime të menjëhershme ose mund të humbni një mundësi të rrallë. Po i afroheni me shpejtësi një qëllimi që do ju çojë në një nivel tjetër suksesi. Numri me fat 8.

Bricjapi

Gjatë kësaj kohe do të mund të zgjidhni çështje financiare dhe ligjore me rëndësi. Karriera juaj po merr një kthesë progresive. Numri me fat 8.

Ujori

Udhëtoni dhe lidhuni me miqtë tuaj sot. Aktiviteti intelektual dhe krijues do t’ju ndihmojnë të krijoni një pozicion të fortë profesional. Numri me fat 1.

Peshqit

Do të mund të mbani pozicionin tuaj dhe të dominoni në punë. Do të jeni të kujdesshëm dhe të rregullt në shtëpi, por do të keni rezerva në lidhje me gjendjen që ekziston aty. Numri me fat 4.

/Indiatoday

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0