Ja çfarë kërkon konfindustria nga qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit - Business Magazine Albania

Ja çfarë kërkon konfindustria nga qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit

konfindustria

Konfindustria, me rastin e krijimit të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, kërkon nga Kryeministri Z. Edi Rama, se njëkohësisht gjetjes së emrave të titullarëve të rinj, të kryejë ndryshime thelbësore në pëgjegjësitë e portofoleve kryesore ministrore, që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm të  vendit.

Konfindustria, duke vlerësuar rezultatet e deritanishme të punës së ministrive, problematikave të shfaqura, gjendjen e vështirë ekonomike, proceset e integrimeve rajonale dhe BE, borxhin e lartë publik, përvojat e vendeve të zhvilluara dhe sfidat e hapura të përballjes me fatkeqësitë natyrore dhe shëndetësore, kërkon marrjen parasysh të ndryshimeve të mëposhtme:

  • Krijimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregëtisë, duke e ndarë nga Ministria e Financave. Bashkimi mekanik i deritashëm i dy pjesëve, në thelb krijon konflikt të pastër institucional. Sa më sipër, ka patur pasoja të rënda për industritë dhe prodhimin vendas në favor të qartë të grupeve importuese, mungesës së politikave ekonomike dhe tregtare të domosdoshme në kushtet e proceseve integruese të tregjeve në shkallë kombëtare me Kosovën, Rajonale, BE dhe më gjerë.
  • Krijimin e Ministrisë së Mjedisit, që duhet të mbulojë vetëm politikat mjedisore të ndara nga pjesa e Turizmit. Në rastin e sotëm të Ministrisë së  Turizmit dhe Mjedisit, jemi në kushtet e një përplasje të pastër institucionale. Një pjesë e madhe e problematikave të sotme mjedisore, korrupsionit dhe dështimeve në menaxhimin e burimeve turistike të vendit, me pasojë deri në ngjarje tragjike, vjen nga ndërtimi në konflikt institucional i dikasterit dhe agjencive vartëse. Turizmi mund të kalojë si pjesë e Ministrisë së Ekonomisë.

Lexo: Zinxhirët e furnizimit janë të bllokuara. Pra, si ndodh që tregtia po lulëzon?

  • Krijimin e Ministrisë së Shërbimeve Publike dhe sa më sipër bëhet domosdoshmëri nga gjendja e sotme jashtë cdo standardi të  lejueshëm në mbulimin e nevojave të qytetarëve për ujin e pijshëm, të problematikave mjaft të rënda të trajtimit të derdhjeve të ujërave të zeza, industriale, mbetjeve të ngurta, etj. Sa më sipër ka pasoja të rënda në afatgjatë edhe në industrinë turistike.
  • Ministria e Bujqësisë të lehtësohet nga pjesa e sigurisë në gjendjen e sotme, pjesa e sigurisë ushqimore si pjesë e Ministrisë së Bujqësisë përbën konflikt të hapur interesi institucional me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe konkurencën e ndershme në treg. Pjesa e sigurisë ushqimore për mprehtësinë e problematikave mund të jetë Agjenci Kombëtare në varësi të  drejtpërdrejtë të Kryeministrit ose pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas shembujve të vendeve të BE.
  • Ministri të ashtuquajtura “pa Portofol” këshillohet të “Përvoja e deritashme ka treguar, se janë në rol parazitar dhe të pakuptimtë.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0