Ndoshta jeni duke i menduar përgjigjet tuaja pa pushim dhe jeni super të sigurtë për disa nga këto përgjigje më shumë se të tjerët. Ose ndoshta keni diçka për të fshehur.
Ndonjëherë arsyeja për të cilën po kërkoni një punë të re mund të jetë se jeni pushuar nga puna juaj e fundit.
Në këtë situatë nuk keni pse t’i humbisni shpresat. Sipas John Crowley, i cili punon në departamentin e marketingut në kompaninë e software-ëve HR, një punëdhënës nuk ka nevojë të dijë nëse janë pushuar nga puna juaj e mëparshme dhe nuk ka detyrim ligjor për të zbuluar këtë informacion.
“Duke thënë se jeni pushuar nga puna, ata me siguri do të duan të dinë se pse keni ikur – ose të paktën pse po kërkoni një mundësi të re. Me çdo kusht, përpiquni të shmangni zvarritjen në një bisedë për arsyen pse jeni shkarkuar.”
Nëse filloni të flisni për arsyet pse ju u pushuat, rrezikoni të përfundoni në një bisedë ku duhet të vetëmbroheni. Kjo menjëherë duket sikur po fajësoni punëdhënësin tuaj të mëparshëm, i cili mund të bjerë në sy si keqbërës.
“Në vend të kësaj, më mirë shmangni arsyet teknike pse u larguat nga puna juaj e mëparshme duke përdorur një shpjegim mjaft neutral, siç është ‘U largova nga puna ime e mëparshme, sepse gjërat nuk po shkonin si dëshiroja dhe kisha nevojë që të gjeja një sfidë të re për karrierën time‘, Ose diçka të ngjashme.”
Business Magazine iu sugjeron dy gjëra që mund të thoni gjatë intervistës për punë sipas Crowley. Por këto përgjigje funksionojnë vetëm nëse arsyeja juaj për t’u larguar është diçka e vogël. Nëse keni kryer një ‘krim’, atëherë kjo mund të zbulohet me një kontroll të shpejtë.
- Më lanë të lirë, sepse kishim një konflikt personaliteti. Kjo ishte ndoshta për të mirën e të dyja palët dhe siç e shihni nga historia ime e punës, ky nuk është një model i përsëritur.
- Unë isha duke kaluar në një fazë të keqe në jetën time dhe shpesh kam qenë me vonesë, kam bërë shumë gabime, apo kam patur konflikte me kolegët, gjë që çoi përfundimisht në largimin tim. Tashmë çdo gjë është në rregull me jetën time dhe jam gati për sfidën time të ardhshme – siç e shihni, ky nuk ka qenë një model i përsëritur në historinë time të punës dhe ishte vetëm një gjendje e përkohshme.
Është e zakonshme që menaxherët të kërkojnë një referencë nga vendi juaj i fundit i punës. Punëdhënësit nuk duhet të japin referenca të këqija, por ata mund të refuzojnë kërkesën, e cila sipas Crowley mund të mos ndikojë pozitivisht.
“Duke pasur parasysh këtë, nëse e impresionon me lehtësi punëdhënësin tuaj potencial dhe demonstron aftësitë tuaja, një referencë nuk mund ‘të jetë e gjitha dhe t’i japë fund të gjithave’ në vendimin e të intervistuarit tuaj”, shtoi ai. “Pra, mos lejoni që kjo t’ju shqetësojë shumë, për aq kohë sa ju mund të luani në pikat e forta dhe mos të tërhiqeni në politikën tuaj”.
burimi: BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.