Këshilla për të përmirësuar shanset e punësimit - Business Magazine Albania

Këshilla për të përmirësuar shanset e punësimit


Kur kërkoni punë ju duhet të jeni në djeni të plotë të aftësive tuaja. Kjo do tju ndihmojë të gjeni punën e ëndrrave në një mënyrë më të thjeshtë dhe më të shpejtë. Më poshtë janë disa këshilla se si mund të përmirësoni prespektivat e karrierës suaj gjatë kërkimit të punës:

Fokusohuni te punët që përputhen me aftësitë tuaja

Kuptoni aftësitë tuaja ekzakte dhe fokusohuni në këto punë ku ju jeni të kualifikuar. Nuk ka kuptim të bëni një numër të madh aplikimesh në punë të papërshtatshme sepse aplikimi juaj vetëm do të refuzohet. Kështu që fokusohuni në punë që përshtaten me edukimin tuaj, ekperiencat e mëparshme dhe qëllimin e karrierës suaj. Kjo do të sjell dërgimin e më shumë aplikimeve cilësore.

Shkruani një letër motivimi që bie në sy

Letra e motivimit është shansi për të robëruar rekrutuesin. Shpenzimi i orëve ekstra për letrën e motivimit përpara dërgimit te rekrutuesi do të çojë në sigurinë e leximit të letrës së motivimit. Pa një letër motivimi të përshtatshme rekrutuesit dhe menaxherët nuk do ta kenë idenë se cilat janë qëllimet tuaja si punë-kërkues kur aplikoni për një pozicion.

Korrigjoni

Korrigjoni letrën e motivimit dhe CV-n disa herë përpara se të bëni aplikimin përfundimtar. Kërkojini një pjestari të familjes ose një miku të bëjë të njëjtën gjë për tu sigurar se nuk keni bërë asnjë gabim. Çdo gabim i vogël gramtikor është i rëndësishëm për pozicionin e punës. Shumë rekrutues automatikisht e skualifikojnë një aplikim sapo shohin një gabim gramatikor. Ndërsa gabimet e të dhënave ndikojnë automatikisht në pamundësinë për t`ju kontaktuar.

Veshja për një intervistë pune

Kur shkoni për një intervistë pune është esenciale që të jeni plotësisht të përgatitur për çdo aspekt të intervistës, duke përfshirë dhe veshjen. Një veshje e mirë do të japi një përshtyje të mirë tuajën e cila do të ndikojë te intervista që ju do bëni.

Tradicional apo jo?

Kur visheni për një intervistë pune ju duhet të përdorni logjikën tuaj e cila fillon që te lloji i kompanisë ku ju po aplikoni. Nëse kompania ka një profil të lartë atëherë ju duhet të visheni sikur po punoni atje. Kjo ka të bëjë me veshjen profesionale të një korporate, si një kostum apo fustan me një paraqitje të rregullt dhe të pastër. Rehatia gjithashtu është e rëndësishme.

Veshjet për intervistë

  • Përgatisni veshjen më parë. Sigurohuni që është e pastër dhe e hekurosur.
  • Pastroni këpucët tuaja ky është një nga aspektet e rëndësishme që intervistuesit shohin gjatë një interviste.
  • Mbani një make-up të balancuar. Sigurohuni që nuk keni vënë shumë make-up dhe nuk po tërhiqni vëmendjen e intervistuesit.
  • Sigurohuni që flokët i keni në rregull.
  • Pastroni thonjtë.
  • Mos përtypni çamçakëz gjatë intervistës.
  • Shmangni veshjet e gjëra dhe tepër rastësore

Nëse keni për të bërë distanca të gjata sigurohuni që nuk keni rroba që rrudhosen shpejt.

/EkonomiaOnline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0