IuteCredit Europe merr licencën për te operuar si Institucion i Parasë Elektronike në Shqipëri - Business Magazine Albania

IuteCredit Europe merr licencën për te operuar si Institucion i Parasë Elektronike në Shqipëri

IuteCredit Europe

Filiali i IuteCredit Europe, Velox Pay Albania SH.P.K mori nga Banka e Shqipërisë licencën për të operuar si Institucion i Parasë Elektronike në Shqipëri

Kjo i mundëson kompanisë të zgjerojë ofertën e produkteve të saj. Nëpërmjet Velox Pay, klientët e IuteCredit do të mund të kryejnë pagesa, të marrin dhe të dërgojnë para, të transferojnë para në një llogari IBAN, të tërheqin nga ATM-të dhe të kryejnë çdo transaksion nëpërmjet aplikacionit ne celular.

Akan Ajdini, CEO i IuteCredit Albania: “Marrja nga Velox Pay e licencës për te operuar si Institucion I Parasë Elektronike do të thotë se ne mund të fillojmë biznesin e pagesave me Velox. Kjo është një mundësi shumë emocionuese nepermjet se ciles planifikojmë të zgjerojmë gamen e produkteve dhe përmirësojmë vazhdimisht përvojën e klientëve tanë.”

Tarmo Sild, CEO i IuteCredit Europe: “Kjo është pjesë e strategjisë sonë për të zgjeruar të gjitha shërbimet që ne ofrojmë në mënyrë dixhitale dhe në telefonat celularë. Ne mund të krijojmë përvoja të reja të jashtëzakonshme për klientët tanë.”

Klientët e IuteCredit do të kenë mundësinë të marrin kredinë e tyre direkt në portofolin e tyre elektronik, në aplikacionin MyIute. Gjithashtu, klientët e rinj qe do kene nje portofol elektronik mund ta mbushin ate me para duke aplikuar për një kredi me IuteCredit. “Klientët tanë do të jenë në gjendje të kryejnë transferta peer-to-peer në kohë reale, të paguajnë këstet e tyre të kredisë, faturat e shërbimeve, taksat lokale, të mbushin llogaritë e tyre celulare, të transferojnë para në llogaritë e tyre bankare apo edhe të paguajnë për mallrat e tyre në dyqane online ose në dyqane që përdorin QR dhe pagesa në afërsi,” shpjegoi Ajdini.

Lexo: 7 aftësi që do t’ju shpërblejnë gjatë vitit 2022

Sipas Ajdinit, klientët e IuteCredit mund të marrin gjithashtu dërgesat e tyre direkt në aplikacionin e tyre MyIute me çmimet më konkurruese. “Klienti ynë do të mund të përdorë pjesërisht kredinë apo gjendjen e krijuar për pagesa apo transferta, apo pjesërisht të tërheqë në bankomatet tona”, tha Ajdini.

“Duke shtuar vlerën e shërbimeve tona, ne do të inkurajojmë klientin të qëndrojë brenda ekosistemit tonë dhe do të krijojmë një përvojë të shkëlqyer klienti të një shërbimi me një ndalesë në mall të kryerjes së të gjitha shërbimeve në internet, si dhe do të krijojmë flukse të reja të ardhurash duke gjeneruar transaksione të vogla në volum të lartë”, shtoi Ajdini.

IuteCredit planifikon të fillojë ofrimin e shërbimeve të reja për klientët në pranverën e vitit 2022, sapo të jenë finalizuar zhvillimet dhe integrimet e nevojshme me bankat dhe partnerët.

Velox Pay u themelua në vitin 2020 dhe aksioneri i saj 100% është IuteCredit Europe AS.

IuteCredit – themeluar në 2008 – është një kompani lider evropiane e financave personale. Grupi është i specializuar në kreditë konsumatore nëpërmjet filialeve të tij 100%. IuteCredit u shërben klientëve aktualisht në Moldavi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bullgari, si dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Produktet e kredisë së IuteCredit janë kredi konsumatore të pasiguruara me afat maturimi nga 1 muaj deri në 48 muaj dhe kredi të siguruara për vetura me afat maturimi deri në 72 muaj. IuteCredit operon rrjetin e vet të ATM-ve, i cili përdoret përmes aplikacionit celular. Misioni i IuteCredit është të krijojë një përvojë të jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve. www.iutecredit.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0