Ironikisht, Samsung ka përfituar nga mosmarrëveshja tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës - Business Magazine Albania

Ironikisht, Samsung ka përfituar nga mosmarrëveshja tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës


Kur Amerika njoftoi se gjigandi i teknologjisë kineze Huawei nuk do të lejohej më të tregtonte me kompani amerikane pa leje speciale, Drejtori i Përgjithshëm i Samsung DJ Koh bëri festë deri vonë në mbrëmje. Çfarë mund t’i ndodhte më mirë sesa dëmtimi i konkurrentëve të tij kryesorë Huawei dhe Apple.

Por sado e habitshme që duket, DJ Koh i paralajmëroi bashkëpunëtorët e tij në kompani që të mos përfitojnë nga situata, por të merren vetëm me produktet e Samsung. Gjithsesi Samsung ka përfituar nga ndalesa e SHBA-ve kundër Huawei.

Huawei ka pësuar humbje jashtë Kinës

Jashtë Kinës, shitjet e telefonave të Huawei u ulën me 17%.

Marka Huawei ka pësuar dëmtime jashtë Kinës. Do të duhet shumë kohë dhe para për t’i riparuar këto dëme”, vlerëson analisti i Canalys Ben Stanton.

Apple ka probleme në Kinë

Edhe Apple ka pësuar rënie në tremujorin e fundit. Sipas llogaritjeve të Canalys, kompania shiti vetëm 36 milion iPhone – një rënie prej 13%. Apple kohët e fundit pati probleme të mëdha, sidomos në tregun kinez. Ekspertët ia atribuojnë problemin e Apple. politikës së ashpër tregtare të SHBA-ve kundër Kinës, e cila ka çuar në një lëvizje anti-nacionaliste. Ndërsa me Samsung-un, gjithçka është në rregull.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0