iPhone 14: Përdor satelitin për mesazhe urgjente, kthejeni nga qielli! - Business Magazine Albania

iPhone 14: Përdor satelitin për mesazhe urgjente, kthejeni nga qielli!

Pritjes për iPhone 14 i erdhi fundi: kompania Apple prezantoi modelet e reja të smartfonit të saj më të avancuar, i cili është i aftë të përdorë satelitët për të dërguar mesazhe urgjence.

“iPhone 14 është më i madh se iphone e meparshëm, e akoma më i madh në përmasa është iPhone14+. Ne projektuam dhe ndërtuam komponentë të personalizuar dhe programe specifike në mënyrë që antenat e iPhone14 të mund të lidhen me frekuencat unike të satelitëve.”

Veçoria e saj e re satelitore SOS e bën edhe më lakmuar iPhone 14-tën, pasi do t’i ndihmojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe me përgjigjen e parë edhe nëse nuk ka shërbim celular.

“Ne krijuam një algoritëm të personalizuar të tekstit të shkurtër për të zvogëluar madhësinë mesatare të mesazheve. Falë këtij algoritmi, mund të duhen më pak se 15 sekonda për të dërguar një mesazh nëse keni një pamje të qartë të qiellit.”
Lexo më tepër: 

iPhone 14 vjen gjithashtu me një orë Ultra të fokusuar në aventura për sporte si zhytja dhe triathloni, ndërsa edhe kamera është e përmirësuar.

Ai arrin të identifikojë një aksident i rëndë e ta lidhë automatikisht përdoruesin me shërbimet e emergjencës, të sigurojë vendndodhjen e tij  të saktë dhe të njoftojë kontaktet e urgjencës. Cmimi fillestar i smartfonit me të fundit të Apple, është 799 dollarë. support

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0