Intervistë me "A Chance", grupi i cili fitoi çmimin e parë në Startup Weekend Tirana - Business Magazine Albania

Intervistë me “A Chance”, grupi i cili fitoi çmimin e parë në Startup Weekend Tirana


Në datat 9-11 Dhjetor 2016 në Protik Innovation Center u organizua Startup Weekend Tirana, event gjatë të cilit grupet e zhvilluesve, menaxherët e biznesit, entuziastët e startupeve, gurutë e marketingut, artistët grafikë dhe ide të tjera inovative për startupe të reja formojnë ekipe rreth këtyre ideve dhe punojnë për të zhvilluar një prototip pune ose demo. Prezantimi dhe shpallja e fituesve u bë të Dielën në mbrëmje në “Hotel Plaza Tirana”. Business Magazine Albania ishte e pranishme si media partnere dhe si mbështetëse e të gjithë iniciativave të reja nga të rinjtë.

Më poshtë është intervista ekskluzive për Business Magazine Albania me grupin e parë fitues të Startup Weekend Tirana.

BM: Përshëndetje! Urime edhe njëherë për vendin e parë në Startup Weekend Tirana. Si e vlerësoni këtë çmim?

Ne e vlerësojmë grupin maksimalisht, vlerësojmë bashkëpunimin, vlerësojmë gjithë punën që është bërë nga ne këto dy ditë dhe shpërblimin që na u dha në fund.

BM: Cilët janë anëtarët e ekipit tuaj?

Emri i projektit: “A Chance”

Anëtarët:

  • Flavia Tego – Studente e Informatikës, Viti I Master
  • Ardite Thaçi – Studente e TIK, Viti III
  • Eljona Avdo – Studente e TIK, Viti III
  • Erida Cerro – Studente e Inxhinierisë Kompjuterike, Viti I
  • Jurgen Jazaj – Student në inxhinierinë elektrike, për degën energjitikë dhe merret me këto gjërat e çuditshme 3D

Drejtuesi i ekipit: Jurgen Jazaj

BM: Kjo është hera e parë që merrni pjesë në një event të tillë?

Është një grup që u formua pak para se të vinim në Startup Weekend Tirana, por patëm edhe pjestarë të tjerë që u bashkuan në grup me ne dhe ishte nje eksperiencë e re për të gjithë. Mund të themi që është hera e parë që konkurojmë në një event të kësaj rëndësie.

BM: Mund të na flisni pak për idenë e biznesit/startup-it tuaj? Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben?

Ideja ishte për diçka tjetër. Ne u mblodhëm një ditë si grup edhe duhet të jepnim ide se çfarë duhet të bënim për startup-in, ishim në tension çfarë do bënim dhe në fillim menduam për një fjalor për njerëzit që nuk flisnin dot, si një aplikacion që mund të shkruaj çdo lloj fjalie dhe të përkthehej në gjuhën e shenjave dhe e kundërta, për një komunikim më të lehtë. Pastaj duke diskutuar lindi ideja për të krijuar një palë syze për njerëzit që nuk shikojnë, në mënyrë që të bënim diçka me pjesën e Arduinos meqë njëri nga anëtarët e grupit është student i inxhinierisë dhe merret me pjesët e hardware-it.

Është një ide që prek kategorinë e personave me nevoja të veçanta, personat që kanë probleme me shikimin, njerëzit e verbër. Ne do të krijojmë një pajisje elektronike (device), e cila na mundëson që me anë të saj personat e verbër të navigojnë në rrugët e Tiranës pa patur probleme.

Grupi jonë ka emrin “A Chance”, që do të thotë t’i japim një mundësi të gjithë njerëzve të jenë të barabartë si ne, që të ecin lirshëm.

Ne kemi një prototip, i cili funksionon shumë mirë dhe është prezantuar para jurisë së Startup Weekend.

BM: Çfarë përmasash kanë këto syze?

Momentalisht janë një palë syze me përmasa normale, si dhe skeleti është i printuar në 3D dhe kjo mund të personalizohet me emrin e personit. Të gjithë pajisjet janë elektronike, ku është lidhur Arduino, kemi një sensor me ultratinguj, një bazë dhe gjithashtu kemi sensorë që janë vibrimi siç kanë celularët për notification.

Në qoftë se kemi një rrezik të mundshëm për personin e verbër, që ecën në rrugë do të ketë një dridhje nga krahu i djathtë që do ta sinjalizojë atë të ketë kujdes në drejtimin që po ecën. Momentalisht nuk janë waterproof (të papërshkrueshme nga uji).

Kemi menduar që xhamat të jenë të zinj, kostoja është minimale për vetëm 25$ për momentin dhe për një person të verbër nuk mund të investojmë për xhama që të jenë me numër zmadhues apo zvogëlues.

BM: Mendoni se do keni vullnetarë? Do ketë ndonjë që do ketë dëshirë t’i përdorë?

Normalisht çdo gjë do testohet para se të përdoret, kështu që pasi çdo gjë të jetë  në rregull do e testojmë te njerëzit.

BM: A ka ndonjë gjë të ngjashme me këtë pajisje jashtë Shqipërisë?

Për momentin e vetmja gjë e ngjashme me këtë pajisje jashtë është shkopi, është një shkop high-tech, por nuk ka pasur më përpara ide të këtyre lloj syzesh. Pra me këtë pajisje nuk ke nevojë të mbash fare shkop, sepse kjo është ideja, të mos e përdorin më shkopin.

BM: Syzet do hidhen në treg, do blihen në ndonjë dyqan apo do blihen online?

Ne do bëjmë edhe një aplikacion, i cili do të shërbejë për reklamim të syzeve, por mund të jenë edhe në platformat online, të cilat shesin pajisje elektronike.

interviste-me-a-chance-grupi-i-cili-fitoi-cmimin-e-pare-ne-startup-weekend-tirana-businessmagBM: Çfarë mendoni se ju diferencoi nga grupet e tjera, pse e fituat ju çmimin e parë?

Përveç idesë jurisë i pëlqeu prezantimi në skenë, qëllimi pse ne po dizenjojmë këtë pajisje, dmth kauza, por edhe sepse ne kishim një prototip në momentin e prezantimit.

BM: Kjo ide është vetëm për në Shqipëri, apo doni ta përhapni edhe globalisht?

Në fillim duam ta përhapim këtu në Shqipëri, pastaj globalisht.

BM: Çfarë përshtypjesh iu la ky event? Sa i dobishëm është një event i tillë për sipërmarrësit e rinj shqiptarë?

Mendoj se është shumë i dobishëm për të gjithë, si edhe për personat që kanë nevojë. Gjithashtu shohim që sipërmarrësit kanë një interes, sepse në këtë mes ekziston edhe fitimi përderisa pjesët e syzeve janë të printuara në 3D. Është një gjë inovative që dhe materiali kushton shumë pak për momentin dhe nxjerr një pajijse, një palë syze që kanë një kosto minimale për tregun shqiptar.

BM: A ju duhet ndihmë e mëtejshme për ta hedhur biznesin në treg?

Do ishte mirë që të kishim sa më shumë investitorë që jo vetëm të na financojnë, por edhe të na japin suport teknik, pasi mund të hasim ndonjë problem në të ardhmen që se kemi parashikuar dhe dikush tjetër mund të na japi një zgjidhje jashtë grupit tonë.

BM: Ku e shihni biznesin tuaj pas një viti?

E shohim të reklamuar kudo dhe në rastin më të mirë do ishte ta mbyllnim brenda një viti. Të kishim një produkt të realizuar plotësisht.

BM: Ne ju falenderojmë për intervistën dhe ju urojmë shumë suksese! 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0