Xhulia Kurti futet në radhët e të paktëvë njerëz që kanë të zhvilluar në këtë nivel inteligjencën. Ajo është vlerësuar ndërkombëtarisht për arritjet dhe njohjet e saj në teknologji. Së fundi, ka marrë edhe mbështetje nga Ministria e Sipërmarrjes për të patentuar punën e saj. Ajo flet në një intervistë për Businessmag.
Xhulia na rrëfeni rreth jetës suaj. Kur ka nisur pasioni dhe kurioziteti për teknologjinë?
Unë kam lindur dhe jetoj në Durrës. Durrësin nuk e ndërroj me asnjë qytet tjetër. Kur isha rreth 8 vjec, babai im administronte një internet kafe dhe unë shkoja shpesh aty, sepse më tërhiqnin kompjuterat dhe bota e pafundme që ata me ofronin. Pastaj, pasioni erdhi duke u shtuar dhe nuk i‘u ndava më kompjuterave. Gjithashtu edhe studimet i vazhdoj në degën e Shkencave Kompjuterike në “Universitetin Aleksander Moisiu”.
Kush ju ka ndjekur në rrugëtimin tuaj?
Personi që më ka përkrahur dhe mbështetur në gjithë rrugëtimin tim është babai im, të cilit i detyrohem shumë.
Xhulia Kurti fiton çmimin e dytë në botë për projektin ‘Internet pa WIFI’, si lindi kjo ide?
Ishte një projekt që isha duke e përpunuar dhe evoluar prej dy vitesh. Në themelin e saj kisha komunikimin e kompjuterave dhe disa lloj pajisjesh të ndryshme. Në fund jam shume krenare që u finalizua me një cmim.
Çfarë kërkon si mundësi?
Kërkoj që të patentoj shpikjen time në organizatën botërore të pronësisë intelektuale nga WIPO. Gjithashtu një nga prioritet e mia është edhe hapja e një trademarku.
Ju sapo keni marrë edhe mbështetje nga shteti si mendoni të operoni për projektin?
Fatkeqësisht ndihma financiare e dhënë nga shteti nuk mjafton as për patentimin dhe jo me për trademarkun. Ndaj, do kërkoj përsëri mbështetje. Synimet e mia janë për të hyrë në tregun ndërkombetar pasi është një shpikje që i shërben njerëzimit.
A quhet vjedhje kjo gjë?
Jo sepse transmetimi i të dhënave bëhet me anë të një mënyre tjetër nga rastet e mëparshme nga kompani të tjera.
Për sa kohë mendon që mund të jetë gati ky projekt? Nëse do kem mbeshtetjen e duhur, koha e nevojshme është 9 muaj deri 18 muaj.
Si mendon që ndryshojë bota pas kësaj?
Mendoj që gjërat do ndryshojnë për mirë sepse edhe komunikimi do të jetë më i lehtë.

A mund të ndani disa detaje operacionale?
Disa nga detaje operacionale janë :
1-kosto më të ulta komunikimi
2-transmetimi i të dhënave me të sigurta
3-mbrojtje e të dhënave nga një server i posaçëm
A e lëkund ky projekt tregun e internetit?
Ndoshta e lëkund, por kjo do ishte pyetje e së ardhmes. Këtë më mirë le t’ia lëmë kohës.
Ju merrni dhuratën e veçantë nga Bill Gates për këtë gjë. Si ishte komunikimi juaj?
Ai më uroj për shpikjen dhe çmimin e marrë.
Në shenjë vlerësimi më dhuroi librin e ri të pa botuar duke më thënë që shpresonte të më shihte në majat e shkencës botërore. Por, nuk është i vetmi, sepse janë edhe disa personalitete të tjera dhe i fundit është milioneri e pronave të patundshme, Grant Cardone, që më uroi dhe më përgëzoi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto