Inteligjenca Artificiale në tualetet tuaja! - Business Magazine Albania

Inteligjenca Artificiale në tualetet tuaja!


Mendoni se  keni dëgjuar gjithçka? Po sikur t’ju thonim se tashmë ekziston një tualet që mund të kushtojë deri në 8000 dollarë? Çfarë mund të bëjë që një copë porcelani të vlejë kaq shumë para? Mund të jetë kaq çmuar vetëm nëse teknologjia e saj e zgjuar mund të identifikojë një problem shëndetësor para se të jetë tepër vonë. Më poshtë BusinessMag do ju sjellë disa shembuj se si përdoret inteligjenca artificiale në tualet.

Lexoni: 10 zbulimet teknologjike të vitit 2019, sipas Bill Gates

Transformimi i tualeteve

Teksa inteligjenca artificiale po ndryshon shtëpitë dhe vendet e punës, tualetet tona janë lënë pas dore. Edhe pse kompanitë japoneze kanë shitur tualete të teknologjisë së lartë që nga vitet 1980, ato nuk kishin tërhequr vëmendjen e pjesës tjetër të botës. Ky nuk është më rasti! Kuzhina dhe dushi Kohler sapo prezantuan gjeneratën e tyre të dytë Tualetin Inteligjent Numi 2.0 që vjen i pajisur me drita LED që mund të ndryshojnë ngjyrën dinamikisht; ndërtuar me Alexa në mënyrë që ju të mund të monitoroni motin, t’i bëni pyetje Alexa dhe të dëgjoni meloditë tuaja të preferuara, ndërsa shijoni veten; këto të gjitha pa i bërë manualisht dhe shumë funksionalitete të tjera. Sigurisht, në rastin e një ndërprerjeje të energjisë elektrike, tualetet kanë një funksionalitet për emergjencën.

Tualetet si një mjet shëndetësor

Përveç risive, tualetet e zgjuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm në monitorimin e shëndetit në spital dhe në shtëpi. Një tualet i zhvilluar nga Instituti i Teknologjisë së Rochester përmban pajisje që masin nivelet e oksigjenit në gjak, rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut për të sinjalizuar kur dikush është në rrezik për ndonjë atak të mundshëm në zemër. Pajisja është pjesë e një studimi për të përcaktuar mënyrat e parandalimit të sëmundjeve.

Firma japoneze Toto krijoi një nga tualetet e para smart që mund të monitoronin treguesit shëndetësor në fillim të viteve 2000. Ai ishte në gjendje të monitoronte nivelet e sheqerit në urinë, të kontrollonte peshën e trupit, temperaturën dhe nivelet e hormoneve dhe t’i transmetonte të dhënat tek kompjuterët dhe mjekët, të cilët mund të këshillonin për fertilitetin. Tualetet Flow Sky mund të matin rrjedhën e urinës duke monitoruar nivelin e ujit në tualet. Ndryshimet në rrjedhën e urinës mund të sinjalizojnë një shqetësim të prostatës apo fshikëzës.

Projektet e kompanive të tjera përqendrohen në zgjidhje që do t’u mundësonin të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara të jetojnë më gjatë. Projekti iToilet krijoi një tualet që mund të rregullonte lartësinë dhe pjerrësinë e tualetit përmes komandave me zë dhe kanë sensorë për sigurinë e njerëzve që i përdorin ato. Kjo jo vetëm që ndihmon njerëzit që i përdorin të jenë më të pavarur, por gjithashtu lehtësojnë kujdestarët e tyre.

Lexoni: 22,000 njerëz u regjistruan aksidentalisht për të pastruar tualetet, sepse nuk i lexuan kushtet për përdorimin e Wi-Fi

Po sikur tualeti në shtëpinë tuaj të mund të monitoronte shëndetin tuaj duke analizuar mbeturinat e përditshme? Kjo mund të jetë e mundur masivisht në të ardhmen. Sensorët e vendosur në tualet mund të marrin të dhënat që algoritmet artificiale mund të analizojnë për të përcaktuar shenjat e hershme të sëmundjes nëse ka çështje të tjera shëndetësore që duhet të adresohen ose të menaxhojnë sëmundje të tilla si diabeti. Pasi tualetet përdoren disa herë në ditë, kjo bën që të dhënat të mblidhen lehtësisht dhe të monitorohen gjatë rutinës së përditshme të një personi. Këto të dhëna të qëndrueshme mund të na ndihmojnë të kemi një përgjigje më proaktive ndaj kujdesit shëndetësor.

Tualetet e zgjuar gjithashtu mund të kenë një rol thelbësor në monitorimin e shëndetit publik. Me ndihmën e të dhënave të grumbulluara nga tualetet e zgjuar në hapësira publike në kombinim me motin dhe të dhëna të tjera nga satelitët, mund t’u jepte profesionistëve të shëndetësisë globale paralajmërimet e hershme për një përhapje të ndonjë sëmundje/epidemie para se të krijonte një krizë.

Meqenëse mbetjet njerëzore lënë shumë të dhëna për shëndetin e përgjithshëm të një personi, analiza më konsistente e saj mund të jetë e dobishme. Shumë sëmundje të tilla si sëmundja e veshkave, sëmundjet e fshikëzës dhe infeksionet, kanceri, dhe më shumë lënë shenja treguese në urinë dhe jashtëqitje, që ato kanë pushtuar trupin. Analizat kimike, kamerat dhe teknikat e tjera mund të përdoren për të mbledhur këtë informacion. Përdorimi konsistent i një tualeti të zgjuar do të lejojë krijim të qëndrueshëm të të dhënave, pa pasur nevojë që njerëzit të kujtojnë ose të bëjnë ndonjë gjë jashtë rutinës së tyre.

Lexoni: Me duart plot, Bill Gates mbështet revolucionin e tualetit

Tualetet janë njësoj si çdo produkt konsumi. Sa më shumë interes dhe kërkesë të ketë për tualetet e zgjuara që gjurmojnë gjendjen shëndetësore, aq më shumë kompani do të orientohen për të krijuar pajisje. Tani që konsumatorët po përdorin pajisje shëndetësore dhe fitnesi, a do të jenë më të interesuar për një tualet të zgjuar? Nëse Google do të marrë një patentë për një tualet monitorues të presionit të gjakut, ne besojmë se tualetet inteligjente do të fillojnë të përhapen duke supozuar që prodhuesit t’i bëjnë ato të lehta për t’u përdorur dhe të besueshme, si dhe të sigurojnë privatësinë dhe sigurinë që njerëzit do të kenë për mbledhjen e këtyre të dhënave shumë personale.

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0