INSTAT/ Ja cilat janë profesionet më të keqpaguara në Shqipëri - Business Magazine Albania

INSTAT/ Ja cilat janë profesionet më të keqpaguara në Shqipëri

profesionet

Ndërsa paga mesatare në vend ka arritur në rreth 56.700 lekë, shumë profesione vijojnë të mbeten në pragun e pagës minimale mujore, duke mos arritur të përmbushin edhe nevojat më bazike të punonjësve. Referuar të dhënave të INSTAT, profesioni më i keqpaguar në vend, një trend që zor se ndryshon, është ai i punëtorëve elementarë, të cilët kanë një shkollim minimal dhe punojnë kryesisht në ndërtim, në fasoneri, industri përpunuese etj, ku paga mujore mesatare arrin rreth 34.700 lekë në muaj.

Po ashtu të pavlerësuar me pagesa janë edhe punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit, ku paga mujore regjistrohet në 35.580 lekë. Ndërkohë, dy kategori të tjera si punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve si dhe zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to, paguhen rreth 39000 lekë në muaj, duke mos mundur të arrijnë as pagën prej 40000 lekësh. Të keqpaguar vijojnë të mbeten edhe punonjësit e shitjeve dhe të shërbimeve, paga mesatare e të cilëve rrumbullakoset në 43000 lekë në muaj.

Të ndara në aktivitete ekonomike, bujqësia pyjet dhe peshkimi, industria, ndërtimi, tregtia, transporti, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor janë sektorë që vështirë se mund të gjenerojnë pagesa të mira për punonjësit e tyre. Në këto kushte lind pyetje, se çfarë mund të bëjë një familje shqiptare me pagesa kaq të ulëta, kur çmimet sa vijnë edhe rriten, së bashku me nevojat për veshje e shërbime, detyrimet për shkollimin, shëndetin, faturat e domosdoshme dhe më shumë.

Lexoni: Banka Botërore ofron mundësi formimi në fushën digjitale për gratë në Shqipëri

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0