Banka Botërore ofron mundësi formimi në fushën digjitale për gratë në Shqipëri - Business Magazine Albania

Banka Botërore ofron mundësi formimi në fushën digjitale për gratë në Shqipëri

Banka Botërore

Digital Jobs Albania” është një nismë e re e Bankës Botërore që synon të ndihmojë gratë në Shqipëri të zgjerojnë aksesin ndaj mundësive për punësimi online dhe të vendosin lidhje me ekonominë globale. Nisma do të ofrojë një kurs trajnimi intensiv 3-mujor për aftësitë digjitale për vajzat dhe gratë e moshës 16-35 vjeç, duke i pajisur ato me njohuritë e duhura, që u mundëson akses në punësimin online si profesioniste të lira për dizajn grafik, krijim faqesh në internet dhe marketing digjital.

Zhvillimi i tregjeve të punës online për profesione të lira po ofron mundësi të reja për shqiptarët që të lidhen me ekonominë globale. Faqet e internetit si Upwork, Fiverr dhe People Per Hour u japin mundësi shqiptarëve që zotërojnë aftësitë e duhura, të punojnë online për projekte të porositura nga kompani dhe individë kudo në botë, pra qenë nevoja të lëvizin nga vendbanimi i tyre.

Veçanërisht gratë pritet që të përfitojnë nga këto mundësi të reja punësimi. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës së grave në Shqipëri është ende 14.6 pikë përqindje më e ulët se sa ajo e burrave. Sipas të dhënave të vitit 2020 të Institutit Kombëtar të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), hendeku gjinor i pagave mbetet 6.6 përqind. Zhvillimi i modelit të punës së pavarur në internet mund të luajë një rol të rëndësishëm në ngushtimin e këtyre hendeqeve. Oraret fleksibël të punës dhe aftësia për të punuar nga shtëpia mund të ndihmojnë më shumë gra e vajza me aftësitë e duhura të qëndrojnë në tregun e punës dhe të fitojnë pavarësi financiare.

Nisma Digital Jobs Albania, e zbatuar në partneritet me Qeverinë e Shqipërisë, Coderstrust (një kompani ndërkombëtare që ofron trajnim mbi aftësitë digjitale) dhe EuroPartners Development  (një kompani konsulente vendase), do të ofrojë një program trajnimi online për të pajisur pjesëmarrësit e përzgjedhur me aftësi teknike të kërkuara nga tregu i punës. Nisma gjithashtu do të sigurojë mentorim për pjesëmarrësit dhe do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e duhura për të konkurruar me sukses për projekte pune në faqet e internetit të profesioneve të lira.

“Kjo nismë ofron një mundësi shumv të mirë për gratë shqiptare për të përfituar njohuri digjitale dhe për t’u bërë pjesë e ekonomisë online – një model për të nxitur projekte të ardhshme në këtë fushë,” thotë Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë. “Askush nuk duhet të mbetet mbrapa në transformimin e vazhdueshëm digjital.”

Lexo: Biznesi i madh surprizues i librave online

Nisma është pjesë e angazhimit më të gjerë të Bankës Botërore në Shqipëri për të ndihmuar vendin të shfrytëzojë mundësitë ekonomike që lidhen me tregtinë digjitale të mallrave dhe shërbimeve.

“Shqipëria e ka njohur rëndësinë e tregjeve digjitale si një mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit. Ne kemi mobilizuar një ekip përfaqësues nga Banka Botërore për të mbështur këtë përpjekje përmes kësaj nisme të re dhe të tjerave në të ardhmen,” u shpreh Christoph Ungerer, drejtues i ekipit të Bankës Botërore për Projektin e Tregtisë Digjitale në Shqipëri.

Për të mësuar më shumë rreth nismës Digital Jobs Albania dhe si mund të merrni pjesë në të, vizitoni faqen: digitaljobsalbania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0