Instagram do të tërheq ‘home feed’ me ekran të plotë - Business Magazine Albania

Instagram do të tërheq ‘home feed’ me ekran të plotë

Instagram do të tërheq ‘home feed’ me ekran të plotë

Kreu i Instagram-it Adam Mosseri, tha se platforma e rrjetit social do të duhet që të tërheqë disa nga ndryshimet e fundit në aplikacion, ndryshime të cilat nxitën kritika të shumta nga përdoruesit e tyre. Gjatë javëve të ardhshme, Instagram do të heqë nga përdorimi testimin i cili i ktheu faqet e përdoruesve në video me ekran të plotë, njëjtë si në TikTok, ku si prioritet ishte shfaqja e videove.

Kompania gjithashtu do ta ulë numrin e posteve të rekomanduara të cilat shfaqen tek përdoruesit, kjo si pjesë e planit të përmirësimit dhe ripërpunimit të algoritmeve të tyre.
Mosseri bëri të ditur se shqetësimet e përdoruesve në lidhje me ndryshimet reflektuan në vete të dhënat e brendshme të Instagram-it, dhe kjo se pse kompania po planifikon që të tërhiqen dhe të mendojnë se si të lëvizin në të ardhmen.
Ndryshimet vijnë pasi përdoruesit shprehën nervozizmin e tyre mbi kalimin gradual të kompanisë nga një aplikacion ku ata kryesisht mund të shihnin fotografi të familjarëve dhe miqve të tyre, në një aplikacion i cili është i mbushur me poste të rekomanduara dhe video në një përpjekje për tu futur në garë me TikTok.

Edhe gratë më të ndjekura në Instagram, Kylie Jenner dhe motra e saj Kim Kardashian, shprehën nervoze me ndryshimet e fundit nga Instagram, dhe ato e shpërndanë një peticion ku shkruhet “Ndaloni përpjekjet e juaja që të bëheni si TikTok unë vetëm dua që të shoh fotografi të bukura të miqve të mi”.


techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0