Inovacioni na e ka lehtësuar jetën, ndërsa koha e bizneseve klasike duket se po zbehet - Business Magazine Albania

Inovacioni na e ka lehtësuar jetën, ndërsa koha e bizneseve klasike duket se po zbehet

Inovacioni

Pas çdo marke të suksesshme, fshihet padyshim një shpirt sipërmarrësi, historia e një rrugëtimi të gjatë, vështirësi, investim, por edhe sukses i merituar. E tillë është edhe historia e Sallameri Fix, e cila operon në tregun shqiptar që prej vitit 2003 në përpunimin dhe tregtimin e sallamit dhe nënprodukteve të tjera të mishit. 

Për të mësuar rreth themelimit të saj, zhvillimit gradual, produkteve, tregut dhe planeve të së ardhmes ne zhvilluam një intervistë me themeluesin dhe CEO-n e kompanisë, z. Nesti Tarusha.

Nesti vjen me një përvojë të gjerë në industrinë e erëzave, recetave të sallamit dhe përpunimit të tij. Ai është specializuar në Gjermani, Austri, Hungari dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 24 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 24 të saj.

“Sallameria Fix nuk ka qenë investimi im i parë në botën e biznesit. Isha vetëm 24 vjeç në vjeshtën e vitit 1992, kur vendosa të importoja erëza nga vendet e largëta në Shqipëri dhe më pas i përpunoja ato në punishten time në Kuçovë. Isha i ri dhe e kam nisur vetëm, por kisha një vizion të qartë: 

“Të sillja në treg produkte, që do të bënin diferencën”. 

Kështu për 6 vite me radhë punova fort për t’i integruar erëzat gjerësisht në tregun vendas”, thotë ai.

Pasi mbylli punishten në Kuçovë, ai ndoqi më tej pasionin e tij për produktet e sallamit dhe kështu në vitin 2003 themeloi Sallameri Fix. Vetëm një vit më vonë, Fix vlerësohet me çmim për cilësinë nga “The Arch of Europe”.

Sapo Nesti nis të na tregojë për themelet e para të fabrikës e pyesim pse pikërisht “Fix”?

“Sallameri Fix do të ishte e para e këtij lloji në qytetin tim, në Korçë, pra ishte një treg i paeksploruar dhe i panjohur. Prandaj biznesi im ishte Fillimi i një të Panjohure, pra Fi-ja e X-it. 

E themelova fabrikën i vetëm, në një sipërfaqe prej 1000m2 dhe me sfidën e madhe për të ofruar produkte cilësore, përmes teknologjisë së automatizuar gjermane. Teknologjia e përdorur për prodhimin dhe paketimin e produkteve garanton një cilësi të lartë të tyre, në përputhje me standardet e kërkuara nga sistemet e cilësisë. Për këtë, “FIX PRO” sh.p.k. zotëron Certifikatën EN-ISO-22000:2005.

Kam pasur një staf prej 16 punonjësish, të cilët iu bashkuan misionit tim për ta shndërruar Të Panjohurën në të Mirënjohur.

Duke qenë se produktet tona filluan të pëlqeheshin dhe të konsumoheshin nga klientët në të gjithë Shqipërinë, kishim nevojë për më shumë kapacitet prodhues.

Kështu në vitin 2008, e zgjeruam fabrikën në një sipërfaqe prej 2700m2.

Ndërsa tani, siç edhe e shihni në ambientet e jashtme po bëhen punime për të dyfishuar kapacitetin e fabrikës në rreth 5000 m2.

Lexo: Konfindustria: hapja e ekonomisë e vonuar

16 punëtorëve fillestarë të vitit 2003 tashmë u janë bashkuar shumë kolegë dhe aktualisht Fix ka 130 të punësuar. 

Qendra e Fix është në qytetin e Korçës, por kompania ka filiale edhe në Tiranë, Fier, Sarandë, Gjirokastër dhe Berat.

Në vitin 2018, Fix është vlerësuar si një nga kompanitë lider në cilësi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Fix prodhon aktualisht 120 lloje produktesh, 80 prej tyre janë prodhime sallami dhe 40 të tjerët përfshijnë produktet e përpunimit të mishit gjysëm të gatshëm. Disa nga produktet më të dashura për klientët janë sallami Hungarez, (specialitet i Fix, i prodhuar me erëza të zgjedhura), proshuta e tymosur, proshuta e gjelit të detit, kërnacet tradicionale, llukanica, peperoni, koh viçi, etj.

Teksa e pyesim për situatën e shkaktuar nga pandemia COVID-19, Nesti thotë se kjo ka qenë periudha më e veshtirë për biznesin e tij.

“Kemi pasur rënie të ndjeshme të shitjeve, deri në 20%-30%. Periudha e verës ishte shumë e vakët pasi turistët mungonin nëpër restorante dhe për pasojë shitjet u ulën.

Rënien e shitjeve fillimisht e kemi vënë re tek restoranti ynë “Fix si Qëmoti”, i cili gjendet në Pazarin e Korçës dhe ofron të gjitha produktet që prodhohen në fabrikë”. 

Megjithatë, ne jemi përpjekur t’i kthejmë krizat në mundësi. Përveç zgjerimit të fabrikës, jemi duke punuar edhe për të depërtuar në tregun ndërkombëtar. Kemi lidhur marrëveshje me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, e më tej synojmë të tregtojmë produktet tona në Europë.

Nesti është optimist dhe besimplotë për të ardhmen. Ai thotë se inovacioni e ka lehtësuar jetën dhe koha e bizneseve klasike duket se po zbehet.

Në fund të intervistës ai ndan një mesazh për sipërmarrësit e rinj.

Teknologjia është çelësi juaj drejt suksesit. Mjafton të keni një ekran, një linjë interneti dhe shumë pasion për të punuar. Kërkesa në treg për të rinj energjikë dhe të motivuar si ty është e lartë, prandaj kërko, eksploro dhe sill inovacion”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 24 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 24 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0