INN Fest është rrjeti i parë i engjëjve të biznesit në Shqipëri, i cili mbështet, investon dhe ndihmon në zhvillimin e sipërmarrjeve, industrive dhe teknologjive në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Qëllimi i vetëm i INN Fest është fuqizimi i inovacionit, konkurueshmërisë, strukturimit dhe rritjes së të gjithë aktorëve të tregut, të cilët duan të sjellin ndryshimin.
Lexo: Inovation Nest, drejt lidhjes së startup-eve me investitorë engjëj
INN Fest 2019 është gjithashtu bashkëpunëtor dhe pjesë e “Konferencës Ndërkombëtare të mbrojtjes së të dhënave” (Conference of Data Protection and Privacy Commissioners) ku do të marrin pjesë delegatët zyrtarë nga Facebook, Google, Microsoft, Linkedin, Ailbaba, Uber, e shumë korporata ndërkombëtare. A keni komunikuar ndonjëherë me ta? Ky është rasti ideal!
INN Fest është e hapur për bashkëpunim me të gjithë sipërmarrësit e angazhuar në proceset e transformimit digjital në sektorët e ICT, Multimedia, Industritë Krijuese, Manifaktura, Mjekësia, Bioteknologjia, Mjedisi, Riciklimi, Energjia dhe Industria e Ushqimit.
INN Fest 2019 bashkon të gjithë aktorët inovatorë si dhe promovon idetë dhe asetet më të mira si Gjirafa, Uber, Connected Baltics OÜ, LinkedIn, Alibaba Easy pay, UCXmarket Kosovo, Ikons, R&T Group, Century 21, Acromax, ICTSlab e shumë të tjerë.
INN Fest është një eksperiencë unike për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Krahas festivalit, në ambjentet e jashtme të Art Turbina do të mund të ndërveproni edhe me 70 kompani, të cilat prezantojnë idetë e tyre unike në shërbim të eficencës dhe inovacionit.
Mbi 60 folës, më shumë se 1500 pjesëmarrës dhe mundësia e artë për të zbuluar rrugët e zhvillimit të idesë tënde.
Një takim i jashtëzakonshëm në kërkim të talentit dhe energjisë.
Ju keni idenë, Inn Fest ju ndihmon ta realizoni!
Në 24 dhe 25 Tetor mos mungo në ArtTurbina.
Bëhu pjesë e saj në: Web, Instagram, Facebook dhe Linkedin
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
