Innovation Nest - A jeni gati ta çoni startup-in tuaj në nivelin tjetër?! - Business Magazine Albania

Innovation Nest – A jeni gati ta çoni startup-in tuaj në nivelin tjetër?!


Janë të shumtë të rinjtë që mendojnë se kanë një ide gjeniale biznesi, por nuk arrijnë dot të gjejnë financimin e nevojshëm për ta implementuar atë ide. Epo, kemi një lajm të mirë për të gjithë ju! Në treg ka gjithashtu investitorë të suksesshëm që janë në kërkim të ideve gjeniale të biznesit. Në 24 Tetor ata do të mblidhen te arTurbina për të kërkuar idenë e radhës që do të ketë potencialin për t’u kthyer në një biznes milionësh.

Innovation NEST (INN) – Foleja e Inovacionit, një projekt i TOK Digital Agency ka si synimin kryesor të bëjë bashkë investitorët me startup-et.

“Ne synojmë të gjejmë të rinjtë me idetë e biznesit më interesante në treg,” shprehet Erind Aliçkolli, një nga drejtuesit e INN, “dhe më pas i shoqërojmë këta sipërmarrës të rinj përmes një procesi të gjatë inkubimi”. Përmes moduleve të ndryshme të trajnimit të rinjtë mësojnë ta zhvillojnë edhe më tej idenë e tyre, të kuptojnë e menaxhojnë aspekte të tilla si marketingu, tregu global, menaxhimi financiar, etj, derisa ideja apo biznesi i tyre të jetë konsoliduar mjaftueshëm sa për të tërhequr vëmendjen e investitorëve.

“Në anën tjetër të INN qëndrojnë Engjëjt e Biznesit,” vazhdon Erindi, “një grup investitorësh entuziastë të teknologjisë që janë të bindur se inovacioni mund të ndryshojë thelbësisht sektorë të tillë si Turizmi, Energjia, AgroIndustria, MedTech, bioteknologjia, mjedisi dhe shëndeti, industritë krijuese, etj. Ne synojmë që startup-et t’i shtyjmë drejt zhvillimit të idesë së tyre në drejtime që do të tërhiqnin më shumë vëmendjen e investitorëve.”

Lexoni edhe: Innovation Nest Festival, vjen në Tetor në Tiranë

Nest ka arritur të bëjë bashkë një rrjet të gjerë investitorësh, i cili po zgjerohet vazhdimisht duke u shtrirë edhe në vendet e tjera të Ballkanit. Ata organizojnë shpesh evente ku synojnë të prezantojnë startup-et me investitorët, por megjithatë një nga mundësitë kyçe për të gjetur financim për idenë tuaj apo për të gjetur ide për të financuar është padyshim Innovation Fest. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të shkuar, këtë vit INN Fest parashikon të ketë mbi 500 pjesëmarrës nga 14 vende të ndryshme të Europës. Sipërmarrës, investitorë, shpikës, politik-bërës, kompani të mëdha ndërkombëtare, entuziastë të teknologjisë – të gjithë do të jenë në arTurbina në datat 24-25 Tetor në një mega-event që do ta shndërrojë Tiranën në kryqendrën ballkanike të teknologjisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0