Infokioskat, OSSHE ngre sistemin e vetëshërbimit online

Infokioskat, OSSHE ngre sistemin e vetëshërbimit online


OSHEE ka filluar vendosjen në qendra publike dhe tregtare të pajisjeve të quajtura Infokioska. Ato janë konceptuar si ‘sportele’ vetëshërbimi që garantojnë një sistem të sigurtë, transparent, të shpejtë dhe efektiv. Përmes këtyre pajisjeve elektronike, qytetarët në kohë reale munden të njihen me faturat e energjisë, të paguajnë faturat online, të njihen me statusin e ankesë/kërkesave të tyre ose të depozitojnë një të tillë. Kjo pajisje praktike dhe lehtësuese për abonentët, mundëson marrjen e informacioneve në kohë reale, duke evituar radhët e gjata pranë Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit.

Administratori i Përgjithshëm i OSSHE-së tha se Infokioskat po vendosen së pari në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. “Synimi është që brenda janarit të shtrihemi në të gjithë territorin e Shqipërisë. E nisëm me këto tre qytete pasi këtu kemi filluar edhe me shërbimin online në të njëjtën kohë. Në këto sportele qytetarët mund të marrin informacion për faturën, të paguajnë direkt faturën me kartë krediti, të marrin informacion për ankesat e tyre ku kanë ngelur. Në këtë formë rritet transparenca dhe punonjësi i kompanisë është përpara një monitorimi edhe më të madh”.

/Syri.net/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0