Një influencuese e rrjeteve sociale, e cila po përpiqej të humbte më shumë se gjysmën e peshës trupore, si frymëzim për ndjekësit e saj, thuhet se ka vdekur teksa merrte pjesë në një kamp intensiv për humbje peshe në Kinë, duke nxitur debat.
Vdekja e influencueses 21-vjeçare, e cila postonte me emrin Cuihua, ka nxitur mediat shtetërore të paralajmërojnë mbi rreziqet e sigurisë në lidhje me kampet e humbjes së peshës dhe shqetësimet me të cilat përballen gratë mbi standardet e bukurisë.
Cuihua kishte dokumentuar rrugëtimin e saj për humbjen e peshës për dhjetëra mijëra ndjekësit e saj në Douyin, versioni kinez i TikTok, në një përpjekje për t’i inkurajuar ata në luftën kundër mbipeshës, raportuan mediat shtetërore në vend.
Së fundmi ajo kishte postuar disa video duke iu nënshtruar stërvitjeve intensive dhe kishte treguar se peshonte 156 kilogramë dhe po përpiqej të humbte 100 kilogramë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.