Inflacioni drejt zeros si pasojë e rënies së çmimit të naftës - Business Magazine Albania

Inflacioni drejt zeros si pasojë e rënies së çmimit të naftës


Shqipëria vijon të përballet me rritje te dobët të çmimeve. Instituti i Statistikave njoftoi se edhe në muajin mars inflacioni vjetor rezultoi vetëm 0.3 për qind, nga 0.2 për qind që ishte në shkurt.

Kjo është hera e parë në shumë vjet ku inflacioni në Shqipëri shënon për dy muaj me radhë një nivel afër zeros, një situatë të cilën shumë ekspertë e konsiderojnë si të padëshirueshme për ekonominë, pasi sinjalizon konsum të ulët.Të dhënat e detajuara të INSTAT konfirmojnë se shkaku kryesor i inflacionit të ulët mbetet rënia e çmimit të naftës. Megjithatë, ulje çmimesh ka patur edhe në grupet e tjera si veshjet apo shëndetësia.

Ndërsa dy zëra ku çmimet kanë vazhduar të rriten janë ushqimet dhe arsimi. Dy ditë më parë Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit në minimumin e ri historik 1.5 për qind, për të mbështetur prodhimin dhe mos lejuar rënien e ekonomisë në deflacion.

Sipas Bankës, rënia e inflacionit i detyrohet çmimeve të ulëta të naftës, rritjes së dobët të çmimeve të ushqimeve dhe bazës së lartë krahasuese të një viti më parë.

Por përtej këtyre shkaqeve banka thotë se inflacioni i ulët reflekton edhe kërkesën e dobët për konsum, çka në disa raste i detyron bizneset të shesin edhe nën kosto.

 

/ Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0