Indra Nooyi, CEO e parë femër e PepsiCo, jep dorëheqjen. Ja cilat janë 10 gjërat që duhet të dini


Pasi shërbeu për 24 vjet në krye të PepsiCo dhe 12 vjet si CEO e kompanisë, Indra Nooyi ka vendosur të japë dorëheqjen. Megjithëse, dalja e saj nga kompania nuk do të jetë e menjëhershme pasi ajo do të vazhdojë detyrën si kryetare “deri në fillim të vitit 2019 për të siguruar një tranzicion të qetë dhe pa ndërprerje”.

Udhëtimi i mrekullueshëm i Nooyi nga një ëndërrimtare në një frymëzim për shumë njerëz është thjesht mahnitës. Ajo do të japë dorëheqjen si CEO më 3 Tetor dhe kompania e dytë më e madhe e ushqimeve dhe pijeve ka zgjedhur Ramon Laguarta, 54 vjeç, për ta pasuar atë. Gjatë periudhës që Nooyi shërbeu si CEO, PepsiCo pati rritje të të ardhurave me më shumë se 80% dhe pothuajse çdo vit shtonte një markë të re miliarda dollarëshe.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell 10 gjërat që duhet të dini për biznesmenen më të fuqishme të lindur në Indi:

  1. 62-vjeçarja Nooyi mori përsipër detyrën si CEO në vitin 2006, duke u bërë shefja e parë ekzekutive femër e kompanisë PepsiCo. Ajo u bashkua si zëvendës-presidente për planifikimin strategjik në vitin 1994. Në PepsiCo, Nooyi çoi lëvizjen e kompanisë drejt opsioneve “më të mira për ju”, të tilla si patatet e skuqura Baked Lay dhe lëngjet Naked bërë nga frutat dhe perimet.
  2. Përveçse ishte një fytyrë e shquar e lidershipit të gruas anembanë botës, ajo ishte gjithashtu mishërim i suksesit për miliona të rinj indianë që aspirojnë të jenë si ajo ndërsa shikojnë udhëtimin e saj në radhët e PepsiCo duke drejtuar konglomeratin global. Ajo ishte ndër të parët persona pjesë e drejtuesve ekzekutivë e lindur në Indi që ka udhëhequr korporatat globale.
  3. Nooyi është një ish-studente e Institutit Indian të Menaxhimit (IIM), Kalkutë dhe Yale University. Në Janar të vitit 2016, Shkolla e Menaxhimit të Yale njoftoi se Nooyi bëri një dhuratë historike për t’i dhënë fund dekanizimit të shkollës dhe inaguroi Fondin e Inovacionit Fifth Decade. Me këtë dhuratë, Nooyi u bë e diplomuara më bujare e Yale School of Management.
  4. Për Wall Street është një gjë e rrallë që një grua si Nooyi me origjinë nga India udhëheq një kompani të Fortune 500. Ajo drejtoi PepsiCo gjatë një kohe të trazuar në industrinë që ka detyruar gjigandët e ushqimit, duke përfshirë Coca-Cola Co, Campbell Soup Co dhe Oreo që të përshtaten me shijet në ndryshim. Të gjitha këto kompani ndryshuan CEO-të vitin e kaluar.
  5. Në përgjithësi, aktualisht ekzistojnë 25 CEO femra, duke përfshirë Nooyi, në S & P 500, sipas Catalyst, i cili promovon femrat në vendin e punës. Brenda industrisë ushqimore, Nooyi është shefja e fundit ekzekutive femër që po jep dorëheqjen, pas CEO të Mondelez, Irene Rosenfeld vitin e kaluar dhe CEO e Campbell, Denise Morrison më parë këtë vit. Nga 339 CEO që kanë mbajtur pozicionet më të larta në një kompani S & P 500 për të paktën dy vjet, vetëm 17 ishin femra, pra rreth 5%.
  6. Nooyi tha se të drejtonte PepsiCo ka qenë “nder” për të dhe ajo është “jashtëzakonisht krenare” për të gjitha gjërat gjatë 12 viteve të fundit. Nooyi gjithashtu krijoi historinë duke qenë një ndër pak femrat e lindura nga India, për të udhëhequr një gjigant global kur mori frenat e PepsiCo.
  7. Nooyi gjithashtu shërben në bordin e Këshillit Ndërkombëtar të Kriket dhe disa organizata jofitimprurëse, përfshirë SHBA-India Business Council, the Consumer Goods Forum, Catalyst, Lincoln Center for Performing Arts, Shkolla e Ekonomisë dhe Menaxhimit të Universitetit Tsinghua, Forumin Ekonomik Botëror dhe Asia Society.
  8. Ajo u martua në vitin 1980 me Raj Nooyi, president i AmSoft Systems. Ata kanë dy vajza Preetha Nooyi, lindur në vitin 1984 dhe Tara Nooyi, lindur në vitin 1993. Preetha ka një diplomë MBA nga Yale School of Management, të njëjtën shkollë ku Nooyi studioi. Ndërsa, Tara studioi në Universitetin e New York.
  9. Operacionet ndërkombëtare të PepsiCo mbështeten më pak në pijet dhe më shumë në snacks, një gjë e cila u riformua nga Nooyi pasi konsumatorët u zhvendosën nga pijet dhe u përqëndruan në ushqimet e shëndetshme.
  10. Lidhja e saj me Hillary Clinton është tashmë një fakt i mirënjohur. Nooyi gjithashtu shprehu zhgënjimin kur Clinton humbi zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.

burimi: timesofindia

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale