Indeksi i besimit të Dhomës Amerikane shënon rënien më të madhe në 8 vjet

Indeksi i besimit të Dhomës Amerikane shënon rënien më të madhe në 8 vjet

Dhomë Amerikane

Indeksi i Besimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, që mat klimën e të bërit biznes për anëtarët e Dhomës, ka shënuar rënien më të madhe në tetë vjet.

Si asnjëherë tjetër, pothuajse të gjithë treguesit janë në përkeqësim, me vetëm 4 nga 27 indikatorët, që janë përmirësuar lehtë.

Një rënie shumë të madhe ka shënuar klima e brendshme politike, e cila ka shënuar dhe përkeqësimin më të madh dhe është problem i parë i bizneseve të anketuara. Vitin e kaluar, problemi kryesor ishte monopoli dhe konkurrenca e pandershme.

Shqetësimi i dytë më i madh i anëtarëve është monopoli dhe konkurrenca e pandershme, i ndjekur nga gjetja e stafit të specializuar.

Performanca e ekonomisë shqiptare është shqetësimi i katërt. Më pas renditet klima e biznesit, korrupsioni, e ndjekur nga informaliteti dhe burokracia e qeverisë.

Më pak problematike për bizneset janë marrëdhëniet me taksat e tatimet, si dhe furnizimi me energji, i cili është nga të paktat çështje që janë në përmirësim. Indeksi mat elemente të rëndësishme si politika qeveritare, niveli i taksave, korrupsioni, informaliteti, zbatimi i ligjit, si dhe elementet që lidhen me performancën e bizneseve dhe ekonominë shqiptare.

Indeksi i Biznesit 2019 – 2020 ka sjellë opinionin dhe vlerësimin e anëtarëve të AmCham-it, duke reflektuar shqetësime të thella për disa nga parametrat themelorë të klimës. Si rezultat, Indeksi i Biznesit shënoi një ulje me -4.99 pikë, duke zbritur për 2019-n në 38.17 nga 43.16 që ishte në 2018-n.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, gjatë fjalës së tij theksoi se indikatori i klimës politike në vend ka pasur një rënie prej 7.68 pikë, duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në klimën e biznesit.

Gjatë fjalës së tij, ministri Shalsi u përqëndrua tek intensifikimi i urave të komunikimit me biznesin dhe ndjekja hap pas hapi e çdo shqetësimi që sipërmarrjet adresojnë jo vetëm pranë institucionit të ministrisë por edhe në institucione të tjera.

Eduard Shalsi

Gjithashtu, Shalsi theksoi edhe rëndësinë e kalimit të shërbimeve në sistemin online, jo vetëm të aplikimeve që tashmë është në proces, por të gjithë procedurës.

“Gjatë këtij viti pritet që të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët dhe sidomos për bizneset të kalojnë onlinë. Perveç shmangies së burokracive dhe vonesave, kjo na ka ndihmuar duke na nxjerrë edhe me mirë në dukje defektet institucionale. Deri në fund të vitit synojmë që 90% e aplikimeve të realizohen online”- u shpreh Ministri Shalsi.

“Mirëpresim çdo sugjerim dhe diskutim nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë për përmirësimin e klimës së investimeve, dhe sidomos në raport me SHBA-në”- përfundoi Ministri Shalsi.

Gjatë prezantimit të indeksit ishin prezentë edhe Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë,  Juri Kim, Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim z. Matteo Colangeli, Përgjegjësja për Politikat Ekonomike në Partinë Demokratike znj. Jorida Tabaku, si edhe Presidenti i AmCham z. Enio Jaço dhe Drejtori Ekzekutiv i AmCham z. Ilir Trimi.

Dhomë Amerikane

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0