Ide kreative zunë vend në Vjenë gjatë Hakatonit Social të European Youth Awards 2016 - Business Magazine Albania

Ide kreative zunë vend në Vjenë gjatë Hakatonit Social të European Youth Awards 2016


Në më pak se 48 orë, 12 të rinj nga 10 shtete të ndryshme shoqëruar nga disa ekspertë të IBM-së, zhvilluan disa zgjidhje impresionuese dixhitale për disa nga sfidat kryesore sociale që po përballet bota sot: refugjatët, emigrimi dhe integrimi.

Mungesa e kontaktit me popullsinë lokale janë një prej problemeve kyçe të refugjatëve.

“Ne dëshironim të zhvillonim diçka e cila mbështet integrimin mes emigrantëve dhe popullsive lokale në një formë argëtuese. Besojmë se është e dobishme për të gjithë,” tha Robert Arrucha nga Meksika. Së bashku me kolegët Mehdi Bizlom nga Irani, dhe Robert Zivkovic nga Kroacia zhvilluan projektin me titull “Ndërtoj shtëpinë time”. Kjo platformë dixhitale motivon të gjithë përdoruesit të asimilohen me popullsitë vendase përmes një sistemi shpërblimi.

Me moton “Mendo dyherë, kodo njëherë” pjesëmarrësit në Hakatonin Social të European Youth Awards krijuan aplikacione mobile dhe vunë në jetë ide lojërash në një kohë shumë të shkurtër. Gjatë këtij aktiviteti u zhvilluan aplikacionet “find THE doctor” dhe “SHELP” të cilët provuan se teknologjitë dixhitale të shfrytëzuara në një mënyrë kreative mund të kenë një impak pozitiv real për shoqërinë.

Ide-Kreative-TëRinj-Vienë-Businessmag

Të gjitha aplikacionet e zhvilluara kanë shansin të fitojnë çmimin e kategorisë speciale të European Youth Awards 2016 me titull “Refugjatët – Integrim – Gjithpërfshirje”.

Kreativët gjatë Hakatonit Social u mbështetën nga ekspertë të IBM-së të cilët mbajtën disa workshope dizajni dhe kodimi. Për një pjesë të madhe të tyre, ky aktivitet shënoi herën e parë që shfrytëzonin platformën cloud “Bluemix”. Platforma u ofrua falas nga IBM-ja gjatë aktivitetit.

“Hakatoni Social i European Youth Awards ishte shumë ndryshe nga hakatonët që kam ndjekur në të kaluarën sepse morën pjesë shumë njerëz që zotëronin dije përtej fushave të kodimit dhe programimit. Sfondi i ndryshëm i të gjithë pjesërmarrësve është ajo që e bën këtë hakaton një eksperiencë unike.” Shprehej Kevin Singer, student i Universitetit Teknik të Vjenës.

/PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0