ICTSmedia çeli dje edicionin e katërt të Albanian ICT Awards

ICTSmedia çeli dje edicionin e katërt të Albanian ICT Awards


Mbrëmja e së Enjtes shënoi startin e edicionit të katërt të një prej evenimenteve më madhore në sektorin e teknologjisë së informacionit tashmë tradicional për shqiptarët, Albanian ICT Awards.

Një mision i ICTSmedia dhe të gjithë atyre që besojnë në shpirtin e Albanian ICT Awards, organizatorët për vitin e katërt me radhë shpalosën kurajon e tyre duke premtuar më shumë shpresë dhe kontribut për sektorin e teknologjisë së informacionit në Shqipëri.

ICTSmedia-çeli-dje-edicionin-e-katërt-të-Albanian-ICT-Awards-businessmag

Evenimenti mbajtur në Qendrën për Hapje dhe Dialog – COD pranë Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë u shoqërua me supriza për të ftuarit nga stafi i Albanian ICT Awards ku spikati një mesazh holografik i trajnerit të kombëtares shqiptare Xhani De Biazi dhe xhirimi në teknologjinë 360 gradë të aktivitetit.

Në këtë aktivitet nderuan me pjesëmarrjen e tyre figura të shquara të jetë politike dhe akademike në vend si Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, Adrian Civici, Rektor i Universitetit Europian në Tiranë, Viola Smaja Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun pranë Raiffeisen Bank, Kosta Giakumis, zv. Rektor i Universitetit të New York-ut në Tiranë dhe Drejtorja e COD Falma Fshazi.

ICTSmedia-çeli-dje-edicionin-e-katërt-të-Albanian-ICT-Awards-businessmag

Ministrja e Inovacionit Milena Harito gjatë fjalës së rastit vuri theksin te temat e nxehta të trajtuara në Forumin Ekonomik në Davos dhe pikërisht atë të “revolucionit të katërt industrial” identifikuar me teknologjinë e informacionit.

Z. Ardian Civici gjatë përshëndetjes së tij shtroi një pyetje të Adam Smith, “Si mund të zhvillohen kombet?” Dhe përgjigja e tij ishte tek inovacioni, pikërisht ky inovacion mbi të të cilin qëndrojnë themelet e Albanian ICT Awards.

Kushtrim Shala, bashkëthemelues dhe organizator i Albanian ICT Awards gjatë aktivitetit zbuloi edhe emrat e jurisë së këtij viti e përbërë nga: Altin Petre, Visar Jasiqi, Erton Graceni, Gjergji Spaho, Anni Dasho, Elvis Bregu, Sokol Vladi, Endri Mataj, dhe Redi Neziri.

ICTSmedia-çeli-dje-edicionin-e-katërt-të-Albanian-ICT-Awards-businessmag

Ky edicion do të vijojë të ftojë aplikantët në po ato pesë kategoritë e një viti më parë: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në ngritje i Vitit dhe ICT Shërbimi Publik më i mirë i Vitit, ndërsa dy kategoritë shtesë Akademiku i Vitit në ICT dhe Femra e Vitit në ICT do të votohen nga anëtarët e Jurisë.

Një falenderim nga organizatorët ishte dedikuar për sponsorët tradicionalë ndër vite që i kanë qëndruar gjithnjë pranë misionit të ICTSmedia si Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raifeissen dhe Albsoft. Ky aktivitet i praprin dhjetërave takimeve të cilat do të organizohen në kuadër të konkursit për të dërguar mesazhin e Albanian ICT Awards në çdo komunitet ICT që u përket shqiptarëve. Entuziazmi dhe suksesi i ushqyer nga partneriteti në rritje do të kulmojë në Mbrëmjen tradionale Gala.

Ofrimi i mundësive, zhvillimi i sektorit ICT, informimi i opinionit publik dhe promovimi i inovacionit shqiptar në mbarë trevat do të jenë edhe një herë tjetër kryefjala e shumë takimeve dhe workshopeve në vijim.

 

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0