Huawei sjell eksperiencën e menaxhimit të krizës gjatë pandemisë - Business Magazine Albania

Huawei sjell eksperiencën e menaxhimit të krizës gjatë pandemisë

Huawei sjell eksperiencën e menaxhimit të krizës gjatë pandemisë

Novacioni dhe ndërlidhja janë fokusi për menaxhimin e krizës sipas kompanisë. Nisur nga përvoja e këtij viti, novacioni dhe ndërlidhja janë dy elementë të rëndësishëm që do ta çojnë ekonominë dixhitale përpara. Sipas Huawei, ato do të jenë kryesore për rimëkëmbjen ekonomike.

Drejtuesi i lartë ekzekutiv i Huawei James Li u përqendrua te novacioni, hapja dhe bashkëpunimi, gjatë fjalës së tij në Forumin Global Peter Drucker. Ky ishte edicioni i 12-të i forumit që mbledh së bashku profesionistë të menaxhimit modern nga e gjithë bota. Tema e diskutimit për këtë vit ishte menaxhimi i krizave në kohën e COVID-19. Sipas James Li, menaxherët sot duhet të drejtojnë duke u bazuar te vlerat thelbësore të kompanisë, teknologjia novatore dhe bashkëpunimi global.

“Me kalimin e kohës kemi kuptuar se përgjigjja më e mirë në kohë krize është të bësh prioritet klientin. Përgjigja më e mirë ndaj një sfide është krijimi i vlerave për klientët tanë dhe komunitetet që ne i shërbejmë”, tha Li, anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Huawei dhe President i Huawei Europe.

Huawei sjell eksperiencën e menaxhimit të krizës gjatë pandemisë

Lexo:Pandemia: Fitime miliardëshe për koncernet e teknologjisë së informacionit

U deshën vetëm 36 orë që Huawei të vendosë rrjetin wireless të gjeneratës së pestë në një spital të sapondërtuar posaçërisht për pacientët COVID-19 në epiqendrën kineze të Wuhan në fillim të këtij viti. Rrjeti me bandë të lartë, mundësoi që robotët 5G të mund të monitoronin temperaturën e pacientëve dhe transferonin mostra mjekësore dhe sende të tjera.

Diku tjetër, pandemia tregoi se sa urgjentisht nevojiten gjerësia e bandës 5G dhe shpejtësia e lartë e transmetimit për të zbatuar masat e distancës sociale të tilla si telekonferenca dhe shkollimi në distancë.

James Li theksoi gjithashtu dimensionin njerëzor të udhëheqjes moderne. “Ne duhet të jemi më të hapur, gjithëpërfshirës dhe të bashkuar. Nëse mund të arrijmë të forcojmë lidershipin duke u mbështetur në vlera, novacion dhe bashkëpunim global, ne mund ta kalojmë këtë krizë së bashku duke krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë “, tha ai.

Huawei është ofruesi kryesor botëror i infrastrukturës së informacionit dhe teknologjisë së komunikimit (TIK) e pajisjeve inteligjente. Prej vitit 2008 ofron shërbimet e saj edhe në Shqipëri për klientët dhe bizneset.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0