Huawei do të dhurojë 286 milionë dollarë bonus për punonjësit e vet

Huawei do të dhurojë 286 milionë dollarë bonus për punonjësit e vet


Nëpërmjet të ashtuquajturit bonusi Trump, 194 mijë punonjësit e kompanisë Huawei do të përfitojnë një pagë të dyfishtë mujore për muajin nëntor, si shenjë mirënjohje për “sfidat e jashtëzakonshme” me të cilat duhet të përballen për shkak të presionit nga fushata e presidentit amerikan Donald Trump, kundër gjigandit kinez Huawei.

“Kompania – shkruan menaxheri i burimeve njerëzore Zheng Liangcai në një letër – ka vendosur të dhurojë një çmim të veçantë për vështirësitë që punonjësit i kanë kaluar në trajtimin e sanksioneve amerikane”. Letra me njoftimin e bonusit u dërgua më 11 nëntor, në Ditën e Beqarëve, të Premten e Zezë kineze.

Lexoni gjithashtu:

Huawei ka shitur 200 milionë telefona që nga fillimi i vitit

Kështu që, në fund të muajit të gjithë punonjësit do të marrin një shpërblim të majmë përveç rrogës së tyre prej 2,850 dollarë.

Përveç bonusit për të gjithë punonjësit, Huawei ka siguruar një bonus të dytë, prej 286 milionë dollarë, të krijuar në mënyrë të veçantë për punonjësit “të cilët kanë ndihmuar në vazhdimësinë e biznesit” duke zhvilluar një zinxhir furnizimi alternativ për të kompensuar mungesën e teknologjisë amerikane nga Huawei; sistemi operativ Harmony OS u zhvillua si një alternativë për Google Android, çipet Kunpeng, mikroprocesori i krijuar për të zëvendësuar gjysmëpërçuesit e bërë nga SHBA etj.

Në total, bonusi Trump i Huawei ka vlerë 470 milion dollarë.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0