Huawei ka shitur 200 milionë telefona që nga fillimi i vitit

Huawei ka shitur 200 milionë telefona që nga fillimi i vitit


Huawei po e kalon vitin 2019 në vështirësi për shkak të sanksioneve tregtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po ndikojnë në shitjen e telefonave të mençur por edhe në industrinë e telekomunikacionit.

Por megjithatë, kjo nuk e ka penguar prodhuesin kinez të kalojë një tjetër vit rekord. Kompania ka deklaruar se ka shitur 200 milionë telefona gjatë vitit 2019. Vitin e kaluar kompania e arriti këtë objektiv 64 ditë më vonë sesa në vitin 2019.

Lexoni: Gjermania injoron tarifat e presidentit Trump ndaj pajisjeve të Huawei

Sanksionet amerikane të vendosura në muajin maj nga SHBA-të, nënkuptojnë se shërbimet mobile të Google nuk mund të përdoren në telefonat Huawei. Ky ndalim është ndjerë më shumë në modelin Huawei Mate 30, i cili pati një debutim të kufizuar jashtë Kinës për shkak se nuk vinte me aplikacionet e Google përfshirë Play Store.

Volumi i shitjeve kryesisht po vjen nga një valë patriotike – ku përdoruesit kinezë vendosën ta mbështesin Huawei-n në këto kohëra të vështira që po kalon. Gjithashtu, ky sukses mund t’i atribuohet edhe performancës së mirë botërore në tre mujorin e parë ende pa hyrë në fuqi sanksionet.

Gsmarena

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0