Gjermania injoron tarifën e presidentit Trump ndaj pajisjeve të Huawei

Gjermania injoron tarifën e presidentit Trump ndaj pajisjeve të Huawei


Ende ka kohë deri në mesin e nëntorit, kur skadojnë tarifat e përkohshme, por nëse skadojnë pa ndonjë dritë jeshile nga SH.B.A., tarifa e plotë dhe sanksionet do të hyjnë në fuqi.

Sidoqoftë, këndvështrimi për kompaninë Huawei në Bashkimin Europian është më pozitiv. Gjermania ka finalizuar rregullat e 5G dhe siç raportohet nga Handelsblatt, nuk është duke e bllokuar Huawei-n.

Lexoni: Analistët: Problemi më i madh i Huawei është pasiguria

“[Gjermania] do të injorojë shqetësimet e qeverisë amerikane për sigurinë në lidhje me Huawei. Sh.B.A frikësohet nga spiunazhi dhe e sheh [Huawei] si bashkëpunëtor të qeverisë kineze. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë për probleme harduerike” – Handelsblatt.

“Ne po krijojmë një katalog të kërkesave të rrepta të sigurisë. Kushdo që dëshiron të përfshihet duhet t’i përmbahet atyre,” tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert.

Lexoni: Ende pa u lançuar mirë 5G, Huawei po punon për përhapjen e rrjetit 6G

Ky është një hap i rëndësishëm për Huawei dhe një shqetësim për Uashingtonin, pasi Gjermania është një nga vendet më me ndikim brenda Bashkimit Europian.

Vendimi i Gjermanisë mund të pranohet dhe të përsëritet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së.

Moneymaven

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0