Holanda, destinacioni i ri i preferuar për studentët shqiptarë! Gjithçka që duhet të dini në mënyrë që të studioni atje - Business Magazine Albania

Holanda, destinacioni i ri i preferuar për studentët shqiptarë! Gjithçka që duhet të dini në mënyrë që të studioni atje

Leidia Lleshaj

Të rinjtë shqiptarë kanë rritur interesin për të studiuar në Hollandë, për shkak të kushteve në të cilat zhvillohet procesi arsimor dhe jo vetem. Si konsulentë për studime jashtë vendit, jemi përballur kohët e fundit me një rritje të aplikimeve për universitetet Holandeze. Me këtë ritëm presim që shifrat për këtë destinacion studimi të dyfishohen vitin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, vërejmë një rritje të interesit të universiteteve më të mira Holandeze për të tërhequr të rinj shqiptar për të studiuar programe të ndryshme. Top 10 universitetet holandeze do të jenë të pranishme më 19 nëntor në një panair virtual, ku ata do të diskutojnë privatisht me të rinjtë shqiptarë të interesuar në sistemin holandez të studimit.

Sistemi universitar holandez bazohet në dy lloje, secili me institucionet e veta të specializuara. Po flasim për universitete teorike (të përqendruara në kërkime) dhe universitete të shkencave të aplikuara (me një fokus në pjesën praktike të studimit). Për të dy llojet e studimeve, Holanda vjen me një sistem shumë të favorshëm, programe të akredituara në anglisht, një bazë inovative universitare dhe çmime të përballueshme për arsim. Tarifat vjetore të shkollimit për studimet universitare variojnë nga 8000 euro deri në 11000 euro. Universitetet gjithashtu ofrojnë bursa për studentë me rezultate të shkëlqyera akademike të cilat variojne nga 3000 deri në 5000 euro në vit. Për më tepër, shteti Hollandez ofron mundësinë e aplikimit për bursa të tjera specifike për të mbuluar vlerën e studimeve.

Shteti holandez inkurajon sistemin e arsimit dhe punësimit dhe është modeli aktual në të cilin punojnë shumica e të rinjve, gjë që i shton vlerë shoqërisë, si tani ashtu edhe në të ardhmen. Holanda ka zhvilluar një strategji të qartë në këtë drejtim dhe mund të themi se është vendi që praktikisht ju “paguan që të mësoni”.

Lexo:

Metodat holandeze në mësimdhënie janë interaktive. Mësimi përqëndrohet në punën në ekip, e cila ju lejon të njiheni më lehtë me studentë të tjerë ndërkombëtarë. Të studiosh në Holandë do të thotë të zhvillosh një mendje të hapur.

Shpenzimet e jetesës në Holandë

Një sfidë për studentët dhe prindërit në Holandë është të gjejnë strehim vetë, pasi shumica e  universiteteve holandeze nuk kanë ndërtesat e tyre të akomodimit. Akomodimi mund të bëhet përmes ofruesve të jashtëm të akomodimit, agjencive të njohura nga universiteti. Këtu ne gjithashtu theksojmë ndihmën që konsulentët e Integral mund të ofrojnë në gjetjen e opsioneve më të mira të akomodimit, duke pasur mjetet e duhura për të rekomanduar mundësi të ndryshme në varësi të buxhetit të studentit. Kostoja e akomodimit mujor do të ndryshojë në varësi të qytetit të zgjedhur, midis 380 dhe 800 euro në muaj, ku qyteti i Amsterdamit është më i shtrenjti.

Shpenzimeve të akomodimit i shtohen dhe ato për ushqim (rreth 280 euro / muaj), materiale studimi (afro 50 euro / muaj), sigurim shëndetësor privat (80 euro / muaj), veshje dhe veprimtari shoqërore (rreth 150 euro) /muaj). Biçikletat mund të përdoren për transport ose ata që punojnë me kohë të pjesshme mund të aplikojnë për një kartë që siguron transport publik falas.

TOP 10 programet më të kërkuara nga studentët Shqiptarë

  1. International Business
  2. Hospitality Management
  3. Computer Science & Engineering
  4. Psychology
  5. ICT
  6. Creative Business
  7. Economics & Business Economics
  8. Computing Science
  9. International Business Administration
  10. Tourism Management

Universitetet me numrin më të lartë të studentëve të huaj :

  • TU Eindhoven University
  • Hotelschool the Hague
  • Tilburg University
  • HU University of Applied Sciences
  • The Hague University of Applied Sciences
  • Fontys University of Applied Science
  • Avans University of Applied Science
  • HAN University of Applied Sciences
  • Rotterdam Business School
  • Breda University of Applied Sciences

Si të regjistroheni për Panairin Virtual – “Study in Holland”

Panairi Virtual “Studio në Holandë” do të zhvillohet më 19 nëntor midis orës 10:00 dhe 16:00, në platformën virtuale Brazen. Regjistrimi i vizitorëve për panairin virtual mund të bëhet duke hyrë në linkun: https://app.brazenconnect.com/events/y1O2R/login?force_redirect=true&expand_login=false .

Lista e institucioneve pjesëmarrëse, si dhe informacione shtesë në lidhje me panairin virtual mund të gjenden në  https://integral.al/studio-ne-hollande-panairi-virtual  .

Pjesëmarrësit në këtë event do të jenë kenë mundësinë të takohen virtualisht, nëpërmjet video live chat me përfaqësues të disa universiteteve holandeze dhe të informohen rreth programeve të ndryshme të studimit, mënyrës së aplikimit, tarifave si dhe bursave. Përveç stendave të universiteteve në platformë ekziston edhe një stendë kushtuar këshillimit të karrierës, ku vizitorët mund të flasin me ekspertët e arsimit Integral Educational Programs, të bëjnë pyetje ose të caktojnë një sesion konsultimi. Gjithashtu, ju mund të përdorni materiale të ndryshme këshilluese, por edhe materiale të institucioneve pjesëmarrëse. Regjistrimi është falas.

Rreth Integral Educational Programs

INTEGRAL GROUP ka më shumë se 28 vite eksperiencë në ofrimin e konsulencës akademike për studentët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit për zgjedhjen e programeve më të mira të edukimit dhe institucioneve arsimore dhe është i pranishëm në disa vende europiane. Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një përvojë 9-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 500 institucione të njohura në Britaninë e Madhe, Europë, SHBA dhe Azi.

Prej 16 vitesh, INTEGRAL GROUP ka organizuar një zinxhir të panaireve ndërkombëtare të edukimit, ku nxënësit dhe prindërit takohen me përfaqësues të shkollave prestigjioze dhe universiteteve në mbarë botën dhe marrin informacion mbi tendencat dhe udhëzimet e fundit në fushën e arsimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0