Historia prapa TripAdvisor, siti më i madh i udhëtimeve nëpër botë


TripAdvisor LLC është një kompani online në fushën e udhëtimeve ( travel) që ofron komente të vizitorëve të vendeve të ndryshme të botës.

Ai gjithashtu përfshin edhe forume interaktive udhëtimesh. TripAdvisor është gratis për përdoruesit dhe ai mbështetet nga një model biznesi reklamues.
TripAdvisor Media Group operon me 25 brande përfshirë TripAdvisor. Brandet e tjera janë Airfarewatchdog, BookingBuddy, Cruise Critic, Family Vacation Critic, FlipKey, GateGuru, Holiday Lettings, Holiday Watchdog, Independent Traveler, lafourchette, OneTime, SeatGuru, SmarterTravel, Tingo, Jetsetter, Travel Library, TravelPod, Viator,VirtualTourist dhe Kuxun.cn.

Qendra e TripAdvisor është në Newton, Masacusets (Amerikë). TripAdvisor pretendon se është uebsaiti më i madh në botë me më shumë se 60 milion anëtarë dhe mbi 170 milion komente dhe opinione rreth hoteleve, restoranteve, bukurive natyrore dhe bizneseve të tjera të lidhura me udhëtimet.

Historia

TripAdvisor u themelua në Shkurt të 2000 nga Stephen Kaufer, Langley Steinert dhe shumë të tjerë. Kaufer thotë se ideja origjinale nuk ishte një uebsait që gjeneronte social media për të rënë dakort për komentet.

“Ne e filluam si një uebsait ku fokusi ishin fjalët zyrtare nga guidat, gazetat ose revistat. Ne gjithashtu kishim edhe një buton ku vizitorët ishin të lirë të shtonin komentet e tyre. Por o Zot, ky buton ishte ç’ishte. Shume shpejt, numri i komenteve mesatare të konsumatorëve kaloi numrin e “komenteve profesionale”.  Kjo ishte pika kur ky uebsait u kthye në një koleksion të komenteve të vizitorëve nga vendet që shikonin nga e gjithë bota,” thotë Kaufer.

Financimi i këtij uebsaiti erdhi nga Flagship Ventures, the Bollard Group dhe investitorë privatë. Kompania u ble nga IAC/InterActiveCorp në 2004.  Në Prill 2009, TripAdvisor lancoi uebsaitin e parë zyrtar në Kinë (www.daodao.com). Që nga ajo kohë, kishte indeksuar më shumë se 20,000 hotele dhe informacion restorantesh si dhe komente nga klientët duke u kthyer kështu në një nga uebsaitet më të mëdhenj të udhëtimeve në korrik 2011.

Në shtator 2010, Smarter Travel, pjesë e TripAdvisor Media Group, lancoi SniqueAway (sot Jetsetter), siti i parë ku çdo marrëveshje udhëtimi miratohet nga njerëzit. TripAdvisor beson fort se është siti më i madh i udhëtimeve me afërsisht 280 milion vizitorë unikë çdo muaj. Në Prill të 2012s, kompania lancoi një lidhje me Facenook e cila i lejonte përdoruesit të zgjidhnin komentet nga njerëzit në grafin e tyre social. Në gusht të 2014, një anketim arriti në përfundimin se TripAdvisor është siti i udhëtimeve më i njohur, më i përdorur dhe më i besueshëm.
Në tetor të 2014, TripAdvisor lancoi një shërbim tjetër të quajtur “Just for you” i cili ofronte rekomandime për hotelet sipas nevojave dhe preferencave të njerëzve.

Blerjet

Në Maj 2007, TripAdvisor  bleu Smarter Travel.com, BookingBuddy.com; SeatGuru.com; TravelPod.com; dhe Travel-Library.com. Gjithashtu në May të 2007, TripAdvisor bleu The Independent Traveler, Inc., botues i Cruise Critic.com dhe IndependentTraveler.com. Në shkurt të 2008, TripAdvisor bleu Holiday Watchdog, një sit udhëtimesh në Britaninë e Madhe. Ne qershor të 2010, TripAdvisor bleu sitin më të madh në Angli për marrjen me qera të komplekse për të kaluar pushimet holidaylettings.co.uk. Për të vazhduar në korrik të 2011, kur bleu Where I’ve Been, një aplikacion në Facebook për udhëtimet me qendër në Çikago. Në 2012, bleu Wanderfly, një sit frymëzues për udhëtimet me bazë në New York City.

Në korrik të 2014, TripAdvisor njoftoi blerjen e Viator për afërsisht 200 milion dollarë. Në Janar të 2015, njoftoi blerjen e lens, një sit danez me komente nga restorantet dhe SeatMe, një sit tjetër danez për rezervimin e vendeve në restorant. Sipas TripAdvisor, kjo u bë për të stimuluar zhvillimin e Danimarkës.

Dy muaj më vonë, blen startup portugez, BestTables.

Polemikat rreth komenteve mashtruese

TripAdvisor ka qënë objekt i polemikave për lejimin e komenteve anonime të postuara për një hotel, B&B, apo restorant. Rreth 30 hotele janë futur në listën e zezë nga TripAdvisor për komente dyshuese përfshirë Cornwall, një hotel që i korruptoi klientët që të postonin komente pozitive për hotelin. TripAdvisor ka deklaruar se komentet e klientëve nuk botohen menjëherë por ato kalojnë nëpër një proces verifikimi.

Dietmar Doering, një pronar gjerman hoteli në Sri Lanka, akuzoi TripAdvisor për postimin e komenteve të këqija për resortin e tij, The Cosy Beach në Marawila ku një vizitor nga Singapori komentoi se “asnjë nga dhomat nuk është me pamje nga deti” kur në fakt të 11 dhomat ishin me pamje direkt nga deti. Kështu Doering dhe Bordi i tij i Drejtuesve vendosën ta hidhnin TripAdvisor në gjyq për një dëmtim të imazhit, të konstantuar në vlerën 500,000 dollarë.

 

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale