Edi Rama: Hiqet taksa për biznesin e vogël deri në vitin 2029

Edi Rama: Hiqet taksa për biznesin e vogël deri në vitin 2029

biznesin e vogël

Kryeministri Edi Rama tha se për biznesin e vogël me 140 mijë dollarë xhiro vjetore, do të hiqet tatim fitimi deri në vitin 2029.

Kryeministri u shpreh në emisionin Opinion se ky është një vendim, që pritet të merret së shpejti, ndërsa po analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së.

“Ne po punojmë dhe një nga gjërat, që besoj unë se mund të thuhet sot, është që ne shumë shpejt do ta ligjërojmë që biznesit të vogël, çdo shqiptari që krijon punë me një biznes të vogël deri në 140 mijë dollarë xhiro do t’i heqim taksat deri në vitin 2029.

Lexoni: Komisioni Europian kërkon hapjen e kufijve brenda qershorit

Ne do të heqim tatim fitimin deri në vitin 2029 dhe heqjen e tatimit fitimit do ta bëjmë tani. Do të shkojmë për një buxhet të ri së shpejti në Parlament dhe aty në paketën fiskale do të heqim tatim fitimin. Dhe deri atë ditë do të jemi të qartë”, tha kryeministri.

Më tej kryeministri Rama deklaroi se po shikohet dhe analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së.

“Shumë shpejt do të ndajmë nëse do të heqim edhe TVSH komplet, apo jo. Probabilisht po, por do ta kalkulojmë deri në fund”, tha Edi Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0