Komisioni Europian kërkon hapjen e kufijve brenda qershorit

Komisioni Europian kërkon hapjen e kufijve brenda qershorit

Komisioni Europian

Komisioni Europian i kërkon vendeve anëtare të BE-së që të rihapin kufijtë pa dallime mes shteteve deri në fund të muajit qershor.

Eurokomisionerja për Punët e Brendshme Ylva Johansson u shpreh për Euronews:

“Po afrohemi afër një situate ku duhet të heqim të gjitha kufizimet e brendshme të kufijve dhe kontrollet kufitare. Propozoj që vendet anëtare duhet të heqin të gjitha kontrollet e brendshme kufitare sa më shpejt të jetë e mundur, një datë e mirë është fundi i qershorit”.

Kufizimet për shkak të koronavirusit dhe ndalimet e udhëtimit kanë sjellë konfuzion mes udhëtarëve, i kushtuan industrisë së turizmit miliarda euro të ardhura dhe rrëzuan idenë e një Evrope të bashkuar.

Qeveritë e BE-së tani po përpiqen të koordinojnë se si dhe kur të rihapin kufijtë e tyre.

Ministrat e brendshëm të disa prej vendeve anëtare do ta diskutojnë këtë çështje gjatë një takimi, që do të mbahet sot.

Eurokomisionerja u shpreh optimiste për përmirësimin e situatës së koronavirusit në vendet e BE-së dhe se qytetarët po i përshtasin masat e distancimit social në përditshmëri.

“Po i afrohemi situatës kur duhen hequr të gjitha kufizimet në kufi”, tha Ylva Johnson. “Data e pranueshme do të ishte brenda qershorit.”

Lexoni: Austrian Airlines, linja e parë ajrore që fillon fluturimet nga Rinasi

Situata e tanishme nëpër Europë është me shumë vende të mbyllura, por me përjashtime si për shoferët, rezidentët dhe diplomatët.

Kroacia ka hapur kufijtë për shtetas që vijnë nga Çekia, Hungaria, Austria, vendet baltike, Gjermania, Polonia.

Mali i Zi nga 1 qershori ka rihapur kufijtë për Shqipërinë, Greqinë, Kroacinë, duke përjashtuar Serbinë.

Bullgaria nga 1 qershori ka hapur kufijtë me Serbinë dhe Greqinë.

Rumania ka rihapur kufirin me Hungarinë po ashtu edhe Serbia i ka rihapur tashmë kufijtë me te gjitha shtetet.

Në Greqi mund të udhëtojnë shtetas nga 29 vende të botës.

Kufijtë tokësorë janë hapur edhe për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Italia rihapi kufijtë në 3 qershor për vendet e BE, zonën Shengen dhe Britaninë e Madhe.

Lexoni: Italia hap kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm nga 3 qershori

Gjermania ka hequr kufizimet në kufij, ndërsa udhëtimet ajrore pritet të nisin në 15 qershor.

Zvicra do të rihapë kufijtë me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën më 15 qershor.

Kufijtë e Belgjikës janë të mbyllura dhe vendi ka ndaluar udhëtimet jo thelbësore jashtë vendit. Turqia nga ana tjetër nuk lejon hyrjen e asnjë prej udhëtarëve të huaj. Kufijtë aktualisht janë të hapur edhe në Britani, nga 8 qershori, vizitorëve nga jashtë do t’iu kërkohet të karantinohen për 14 ditë.

Eurokomisionerja tregoi një raport të fundit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve që këshillon hapjen e kufijve. Sipas ECDC, masat kufizuese dhe mbyllja e kufijve kishin ndikim negativ në ekonomi dhe ishin efektive vetëm në vonimin e epidemisë në fillimin e saj, por nuk janë më shumë të vlefshme tani.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0