HikVision prezanton pajisjet më të fundit të kompanisë

HikVision prezanton pajisjet më të fundit të kompanisë


Në ambientet e Tirana International Hotel në Tiranë, u mbajt eventi HikVision nën moton “See Far,Go Further”. Takimi më i madh i kësaj kompanie i mbajtur ndonjëherë në vendin tonë, mundësoi prezantimin e pajisjeve më të fundit të  kompanisë. HikVision prej 7 vitesh është prodhuesi më i madh i sistemit të survejimit dhe furnizuesi më i mirë për zgjidhje totale sigurie në botë.

Menaxheri i Përgjithshëm i kompanisë, Myler Zhong krahas prezantimit të produkteve të HikVision, ofroi  një dhuratë për të gjithë të pranishmit. Një kartë identifikuese,  jo të zakonshme.

Lexo: Vjen në Shqipëri Hikvision Open Day – Albania 2019

Kjo ishte një kartë besueshmërie, më anë të së cilës ata mund të bëhen pjesëmarrës në shumë promocione. E shpërndarë për herë të parë për publikun shqiptar, ajo do të jetë një traditë për të gjitha eventet e tjera që do të mbahen nga kompania. Prezantimi i sistemeve të alarmit dhe kamerave të sigurisë të një cilësie të lartë ishte fokusi i këtij eventi.

Kompania ka 34 mijë punonjës, ku 16 mijë prej tyre janë inxhinierë. Qendra e kompanisë është në Hangzhou, ndërsa ekipet e kërkimit dhe zhvillimit operojnë në nivel global, duke përfshirë qendrat e kërkim-zhvillimit në Montreal, Kanada, Londër – Britani e Madhe, si dhe në pesë qytete në Kinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0