Ndryshe nga konkurrentët, të cilët kanë birra jo-alkoolike të përshtatura për tregjet individuale, gjigandi i pijeve lançoi Heineken 0.0 në Grand Prix në Barcelonë me plane për ta shitur produktin në 14 tregje në Europë, Rusi dhe Izrael.
Mes viteve 2010 dhe 2015, tregu europian i birrës me zero alkool u rrit me rreth 5% në vit, një treg në të cilin Heineken synon të hyjë me një birrë pa “hangover” për konsumatorët e tij.
Për kompanitë prodhuese të birrës, birra pa alkool ka shpenzime të larta, pasi tatimi do të ishte i ngjashëm me atë të pijeve të buta, një kategori potencialisht nën kërcënim pasi birraritë po bëhen më të afta të theksojnë kredencialet natyrore të birrës dhe të ofrojnë pije më të shëndetshme.
“Ne duam ta bëjmë Heineken markën kryesore të birrës globale në 0.0.” tha Gianluca Di Tondo, drejtues i markës Heineken.
Heineken 0.0 është produkt i një “cikli të mësuarit të virtytshëm”, tha Codruta Berbecaru, menaxhere e projekteve në nivel global në Heineken.
Burimi: warc.com