Harta e zonave të gjelbra zgjerohet të premten

Harta e zonave të gjelbra zgjerohet të premten


Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi në Facebook, tha se ka edhe disa zona të tjera në vend, të cilët plotësojnë kriteret si zona të gjelbra.

Rama theksoi se të premten do të vendoset për këto zona, ndërsa u shpreh se Tirana mbetet një zonë delikate.

“Zonat e gjelbra kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes. Ne po studiojmë propozimin e zonave të gjelbra. Ka disa zona të tjera që mendojmë se i plotësojnë kriteret e vendosura. Disa prej zonave, duke filluar nga Tirana, mbeten delikate dhe për këtë arsye nuk përfshihen. Deri të premten do të kemi një konkluzion dhe do të njoftojmë për zonat e reja të gjelbra”, u shpreh kreu i qeverisë.

Lexoni: Paketa e dytë financiare miratohet për 80 mijë punonjës

Kryeministri tha se hapja do të vazhdojë me shumë kujdes. “Në javën në vijim do të bëjmë analizë të thellë me ekspertët lidhur me procesin e hapjes së korridoreve ajrore dhe tokësore. Më 11 maj mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Floktoret, berberët, dentistët janë shumë të rrezikuar, por me rregulla strikte do të lehtësojmë dhe këto aktivitete dhe më pas na kanë ngelur qendrat tregtare, lokalet dhe baret”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0