Hapet shërbimi i ri call center për tatimpaguesit - Business Magazine Albania

Hapet shërbimi i ri call center për tatimpaguesit


Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero, zhvilluan dje një vizitë në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve për promovimin e Qendrës së Thirrjeve (Call Center) për Tatimpaguesit, shërbimi më i ri në ndihmë të sipërmarrjes.

Qendra e thirrjeve për tatimpaguesit nga data 1 shkurt ka filluar të operojë me kapacitet të plotë përmes tre formave të komunikimit me sipërmarrjen, thirrjet dalëse, thirrjet hyrëse dhe live chat, (përmes dritares së komunikimit që aksesohet drejtpërdrejt nga faqja zyrtare e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve).

Ministri Ahmetaj u shpreh se ky shërbim i ri për tatimpaguesit është një tjetër nismë në vazhdën e punës së nisur me thjeshtimin e procedurave tatimore në kuadër të fazës së dytë e të tretë të luftës kundër informalitetit, e fokusuar tashmë tek komunikimi i përditshëm, intensiv, me sipërmarrjen me qëllim nxitjen e pajtueshmërisë me ligjin dhe vetëkorrigjimin.

Call Center për tatimpaguesit, është një shërbim në funksion të lehtësimit të procedurave tatimore. Është një risi në shërbimin që ofron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe funksionon në dy mënyra kryesore. Pikë së pari këtu operatorët dhe specialistët, informojnë sipërmarrjen për të gjitha problematikat që mund të dalin gjatë punës së përditshme, pra, lehtëson proçedurën nëpërmjet punës nga zyra dhe komunikimit nga zyra me sipërmarrjen. Në të njëjtën kohë, sipërmarrja ka mundësinë të pyesë specialistët e shërbimit të tatimpaguesve online, për të marrë përgjigjet e duhura në kohë reale, apo për t’u orientuar në Drejtoritë Rajonale për çështje specifike që kanë nevojë për këshillim apo për orientim.

Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero u shpreh se ky është një shërbim i ri, i pari i këtij lloji që u ofrohet tatim paguesve.

Janë mesatarisht 1000 tatimpagues në ditë që telefonohen nga Qendra e Thirrjeve për Tatimpaguesit. Mbi 50 sipërmarrje në ditë kërkojnë asistencë nga qendra e thirrjeve përmes thirrjeve hyrëse. Nga 1 Janari deri më 15 Mars 2017 janë realizuar rreth 30 mijë telefonata me tatimpagues, për njoftime të natyrave të ndryshme: tatimpagues të biznesit të vogël për deklarimin e saktë të ardhurave të tyre brenda afatit 10.02.2017; tatimpagues të sektorit shëndetësor për të vetëkorrigjuar deklarimet e tyre, tatimpagues si mosdeklarues të xhiros me kasën fiskale etj.

Aktualisht qendra është në përgatitje të fushatës së komunikimit për procesin e dorëzimit të Pasqyrave financiare, bilanceve, afati për të cilat përfundon më 31 Mars 2017. Po kështu në muajin në vijim veç të tjerash fushata do të përqendrohet në njoftimin e individëve, të cilët realizojnë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë.

***

Qendra e Thirrjeve për tatimpaguesit është operative nga e Hënatë Enjte nga ora 09:00 – 20:00 dhe ditën e Premte nga ora 09:00 deri 16:00. Tatimpaguesit mund të telefonojnë në numrin e gjelbër pa pagesë: 0800 00 02.

burimi: gazetadita.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0