Grupi Balfin shtrin investimet dhe zgjeron influencën e tij në kontinentin amerikan dhe atë aziatik - Business Magazine Albania

Grupi Balfin shtrin investimet dhe zgjeron influencën e tij në kontinentin amerikan dhe atë aziatik


Grupi Balfin prej vitesh tashmë ka ndërtuar emrin e tij si grupi më inovator në vend. Kjo është vënë re në ndërtimin e të parës qendër tregtare në vend, QTU, në ngritjen e të parit rrjet të organizuar të dyqaneve të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike Neptun, në rrjetin e parë të organizuar të dyqaneve të markave më të mira të veshjeve si Mango, Springfiled, Okaidi, Geox, në projektin e parë turistik luksoz në vend siç është Green Coast Luxury Resort në Palasë, në ndërtimin e serave sipas standardeve më të larta evropiane etj. Njëkohësisht Grupi Balfin ndër vite ka zgjeruar aktivitetin e tij në fusha dhe industri të tjera duke u kthyer në Grupin më të madh investues në Shqipëri.

Karakteristikë e Grupit Balfin është shtrirja në hapësira të tjera gjeografike. Që nga momenti i themelimit të Grupit Balfin në vitin 1993 nga Presidenti i saj Z. Samir Mane, ky Grup ka investuar në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Austri, Itali, Greqi etj. Aktualisht me përfshirjen në hartën gjeografike të Bosnje Hercegovinës, nëpërmjet hapjes së dyqaneve të Jumbo nga KidZone (pjesë e tij), Balfin zhvillon investimet dhe aktivitetin e tij në 10 vende të botës.

Vitet e fundit mund të thuhet që kanë qenë vitet më të sukseshme të Grupit në të gjitha industritë ku Grupi ka investuar. Viti 2016, ka qenë viti më i mirë i Grupit Balfin pasi gjatë këtij viti Grupi ka patur një xhiro vjetore prej mëse 500 milionë euro dhe pothuaj të gjitha shoqëritë e tij kanë qenë me rezultat pozitiv. Disa nga arritjet më të mëdha për 2016 mund të përmënden: Marrjen e SPAR- gjigandit të supermarketëve në nivel botëror në Shqipëri me një marrëdhënie Franchize; Ndërtimin e Serave të Agrocon; Ndërtimin e Vala Mar Residences; Përfundimin e fazës së Parë të punimeve për Green Coast Luxury Residences; Emetimin e Dëftesave Tregtare afatshkurtër dhe afatmesme; zgjerimin e rrrjetit të dyqaneve Neptun; ekspansionin e rrjetit Jumbo në Kosovë; investimet e bëra në industrinë minerare etj. Gjithashtu një arritje ishte edhe shitja e Skopje City Mall grupit më të madh të Afrikës së Jugut, Hyprop Investments Limited dhe PDI Investments Holdings Limited.

Viti 2017, është viti sfidave dhe planeve të mëdha të Grupit Balfin sidomos në planin ndërkombëtar. Nisur nga vizioni i Presidentit të Grupit Z. Mane, i mbështetur nga strategjia dhe planet afatgjata të bordit menaxhues dhe drejtuesve të shoqërive, për të zgjeruar prezencen e grupit përtej kufijve ekzistues, Grupi Balfin ka filluar investimet në Gjermani SHBA dhe Japoni në fushat ku Grupi ka ekspertizë dhe eksperiencë të fortë, të njëjtë me ato vende ku ka filluar te investoje. Grupi Balfin aktualisht ka zgjeruar portofolin e investimeve në kompani publike në vende të ndryshme të botës në sektorë strategjikë. Kanë nisur investimet në fushën e zhvillimit të infrastrukturës në SHBA pasi Grupi Balfin beson që kjo fushë do të përfitojë nga fokusi i ri i SHBA-ve në infrastrukturë. Një tjetër investim është fusha gjithnjë e në rritje e prodhimit dhe zhvillimit të robotëve, duke përfituar nga zgjerimi i automatizimit të proceseve, i cili aktualisht udhëhiqet nga kompanitë Gjermane dhe Japoneze, pra duke investuar në këto dy vende.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Grupit Balfin premtojnë që investimet e këtij Grupi tërësisht Shqiptar, do të zgjerohen me shtete dhe industri të reja, kryesisht duke u fokusuar ne vendet e Europës së zhvilluar Perëndimore por dhe ne pjesën lindore të kontinentit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0