Greta Lekaj: Komunikimi i koorporatave, sa strategjik aq edhe dinamik në përshtatje  - Business Magazine Albania

Greta Lekaj: Komunikimi i koorporatave, sa strategjik aq edhe dinamik në përshtatje 

Greta Lekaj

Greta Lekaj është një personalitet në fushën e komunikimit, falë angazhimit shumëvjeçar në kompani të mëdha dhe industri të ndryshme, që nga FMCG, Retail, Computer Electronics & së fundmi në sektorin bankar. 

Në këtë intervistë me Gerti Boshnjaku, themeluesin e Businessmag, me Gretën flasim për trendet e marketingut dhe sfidat me të cilat përballen departamentet e komunikimit në kushtet e ndryshimeve të shpejta teknologjike. Si ndikojnë këto zhvillime biznesin në tërësi dhe si duhet t’i qasemi nevojës së vazhdueshme për përshtatje në komunikimet marketing!

Greta Lekaj, Drejtore e PR & Marketingut tek Raiffeisen Bank Albania

Greta Lekaj

Do të doja të ktheheshim pak pas, disa vite më parë, në momentet kur u angazhuat pranë Raiffeisen Bank. Ju vinit nga përvoja në koorporata të tjera, por në sektorë të ndryshëm. Si u gjendët në sektorin bankar? Si ishte përshtatja në këtë mjedis të ri?

Unë i jam bashkuar Raiffesen Bank në fund të vitit 2019 dhe po përmbush një rrugëtim 18 vjeçar të pandërprerë në fushën e komunikimit marketing. Fillesat i kam në agjenci reklamash dhe marketingu, tri më të mirat, të cilat vazhdojnë të jenë ndër më të mirat edhe sot. Ishte një kohë (viti 2006) që këto agjenci të huaja sollën një përvojë që tregu ynë nuk e kishte. Isha me fat që fillova të punoja dhe të njihesha menjëherë me marka të rëndësishme dhe industri të ndryshme si telekomunikacion, cigare, banka, DIY, etj, që më formuan profesionalisht. Mbi të gjitha formova konceptet bazë të markës, të krijimit të kërkesës, të shitjeve, të merchandise, visual ID etj.

Më pas vijova në kompaninë më të madhe Retail Electronics në rajon (Neptun, pjesë e Balfin Group), ku përfitova një përvojë shumë të vlefshme, sidomos në punën me markat globale të elektronikës. Njoha nga afër hinkën e rrugëtimit të konsumatorit (duke qenë se retaili është modeli klasik ku takohen oferta me kerkesën) dhe ja ku jam në bankën më të madhe të huaj në vend.

Për ironi, ky ndryshim, përveç përshtatjes me një industri të madhe dhe shumë solide si bankingu, përkoi me një sërë ngjarjesh të jashtme (për fat të keq, jo të mira- tërmeti, pandemia, lufta në Evropë), të cilat i dhanë një shtysë të madhe krijimit të produkteve digjitale dhe ndryshuan mënyrën se si komunikohet, sidomos nga ana e kanaleve të përzgjedhur, po ashtu përdorimit të platformave të inteligjencës artificiale. Megjithate falë përvojës së përfituar me kohën, kjo situatë na gjeti të përgatitur. 

Ky artikull është publikuar në numrin 36 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikullin!

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0