Gregg Fairbrothers dhe Catalina Gorla, në një eksperiencë të përbashkët me studentët në Ballkan - Business Magazine Albania

Gregg Fairbrothers dhe Catalina Gorla, në një eksperiencë të përbashkët me studentët në Ballkan


Gregg Fairbrothers, si themelues dhe ish-drejtor i Dartmouth Entrepreneurship Network dhe Dartmouth Regional Technology Center (Inkubator për Teknologji), është lider në fushën e sipërmarrjes në SH.B.A. Kontributor i rregullt në FORBES, Gregg vjen bashkë me kolegen e tij, sipërmarrëse dhe bashkë-autore në FORBES, Catalina Gorla, për të ndarë me studentët e sipërmarrës në Ballkan.

22

Gregg është themelues dhe kryetar i disa kompanive të teknologjisë, si edhe profesor në Administrim Biznesi në Tuck Business School, Dartmouth College. Aktualisht ai punon me sistemin shëndetësor të Dartmouth-Hitchcock në sektorin e zhvillimin të biznesit. Gregg do të sjellë në shkollën verore BIESS më shumë se 22 vjet eksperiencë e njohuri mbi dinamikat e tregut të sipërmarrjes botërore e procese të ndryshme të cilat bëjnë pjesë në zhvillimin e një biznesi, nga ideja e parё deri në ekzekutim e vazhdimësi.

Catalina Gorla është themeuesja e “Informulary”, platformë e cila ndihmon doktorët me informacionin e duhur për barnat të cilat ata këshillojnë. Pasi ndoqi kursin e sipëmarrjes nga Gregg Fairbrothers, ajo ka vazhduar duke hapur disa biznese të saja si “Our Books” një forum diskutimi i suksesshëm e të tjera. Catalina ka eksperiencë të veçantë në trajnim për pitching para investitorëve dhe mentorim mbi proceset fillestare në ndërtimin e një sipërmarrjeje të mirëfilltë e të susksesshme.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0